E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu prezanton kryegjyqtarët e Beratit e Gjirokastrës

GJIROKASTER/BERAT – Dy kryegjyqtare femra janë prezantuar dje në gjykatat e Faktit në Berat e Gjirokastër. 

Të shpallura fituese gjatë votimit në KLD ato kanë marrë tashmë postin, duke shtuar numrin e femrave që drejtojnë tani gjyqësorin në rrethe të ndryshme të vendit. Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka bërë prezantimin në Gjirokastër të kryegjyqtares së Faktit Marija Qirjazis, ndërsa në Gjykatën e Apelit është prezantuar Besar Avdulaj. Spahiu shkoi në qytetin e gurtë tre muaj pas zhvillimit të analizës së parë dhe të vetme të këtyre gjykatave të zhvilluara ndonjëherë në 17 vitet e fundit. Nënkryetari i KLD-së ka vlerësuar procesin e zgjedhjes së krerëve të gjykatave në të gjithë vendin çka për të ka qenë mjaft i hapur dhe transparent si rrallë ndonjëherë. Ndërsa në qytetin e Beratit është prezantuar Berlinda Kondi, e cila prej vitesh ka punuar si gjyqtare në këtë rreth. Ajo pason një tjetër grua që drejtuar Gjykatën e Faktit të Beratit prej vitesh, Fatime Velçani.         p.n/d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›