Topi i Pare ne Elbasan, nga Gallatasaraj
Topin e Pare ne Elbasan e solli patrioti Jovan Dimitresku. Ai vazhdonte shkollen perandorake te Gallatasarajt, ne Turqi. Kishte nje pasion te madh per futbollin dhe e mori topin nga ekipi i Gallatasarait. Gjate kohes qe punonte si mesues formoi skuadren e pare ne perberje te se ciles ishin A. Gashi, M. Curri, F. Leci, I. Shingjergji, H Gjevori dhe Dh. Donska. Me vone ne Elbasan u krijuan disa ekipe futbolli si Aferdita (1917), Studenti (1921), Sazani (1923), Djelmeria (1927), Urani (1929), Skampa (1930) dhe Sport Klub Elbasani (1931). Pas vitit 1950 u formuan shoqeri te tilla si Puna, Spartaku, Studenti, Dinamo etj. Me 1958 ekipi i Elbasanit mori emrin "Labinoti" dhe ne vitin 1991 ndryshoi serish ne S.K Elbasani. Ne ' 59 Elbasani ishte ne Kategori te pare. Ne '67 u rendit mes me te mireve. Elbasani ka zhvilluar ndeshje te mira nderkombetare ndaj Vashashin te Budabestit ne vitin 1961. Po ashtu edhe me Rapidin e Bukureshtit ne vitin 1963. Trofeu i pare i fituar eshte kupa "Zeri i Popullit" ne vitin 1962. Suksesi me larte eshte vendi i dyte ne ballkaniaden e vitit 1973 dhe dy titujt kampion Shqiperie, i pari ne vitin '84 dhe '06. Ne '92 Elbasani ka fituar edhe Kupen e Shqiperise.