"Dhuna ndaj grave e fëmijës", pret firmën e 20 mijë qytetarëve
31/01/2005
Ligji i parë që do të hyjë në Parlament pas një referendumi popullor
1. ZMQ do të mbledhë firmat e 20.000 qytetarëve
2. Projekti shkon në kuvend
3. Pritet hartimi nga kuvendi
Shqiptarët i janë drejtuar dy herë për të votuar me referendum Kushtetutën e Shqipërisë. Në vitin 1994, Partia Demokratike, ka thirrur në referendum shqiptarët për të votuar Kushtetutën e re të Shqipërisë. Në atë kohë shumë forca politike kanë kundërshtuar nenin që përcaktonte të drejtat e Presidentit. Në këtë vit Shqiptarët kanë votuar me shumicë votash kundër referendumit të kërkuar. Por e kundërta ndodhi në 98 kur u miratua Kushtetuta
Në vitin 1998, shqiptarët janë thërritur për herë të dytë në referendum, këtë herë për të përcaktuar sistemin e qeverisjes, monarki apo republikë parlamentare. Fushatën e monarkistëve e drejtoi pretendenti i fronit mbretëror. Por nga rezultatet e zgjedhjeve, ka rezultuar se shqiptarët kanë preferuar republikën parlamentare duke refuzuar monarkinë. Ndërsa, Zogu si dhe PLL-ja kanë akuzuar për manipulim votash.
Rreth një vit më parë shoqatat e sindikalistëve shqiptarë kanë tentuar të thërrasin shqiptarët në një referendum, për të hedhur poshtë rritjen e moshës së pensionit. Kërkesës së sindikalistëve u është përgjigjur pozitivisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por është kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i kësaj të fundit është argumentuar me faktin se Kushtetuta nuk lejon Referendum.
Për një çështje që është folur kaq shumë, janë bërë dhjetra studime e sondazhe, tashmë edhe një ligj, kundër dhunës në familje, ndaj grave dhe fëmijëve. A do të tregojnë qytetërim shqiptarët të paktën duke firmosur? Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve bëri publik projektligjin kundër dhunës në familje. Në një tryezë të rrumullakët ku morën pjesë edhe përfqësues të parlamentit dhe qeverisë u paraqit projekti si dhe strategjia e ZMQ për miratimin e këtij projekti.
Drejtori i zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu, deklaroi se “ky ligj do ti jap fund trajtimit të bashkëshortes, fëmijës apo çdo familjari tjetër si pronë, send apo plaçkë tregu. Me këto dispozita do të hidhen themelet e perëndimit të kohërave të posesivitetit në marrdhëniet familjare.” Ky është një projekt i cili ka shfrytëzuar kapacitetet me të mira të shoqërisë civile, njohjen e problemit dhe disa nga legjislacionet më cilësore të rajonit edhe më gjerë tha Spahiu, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve. Drafti është i hapur për sugjerime dhe për një diskutim të gjerë dhe kjo është hera e parë që në Shqipëri ndodh një përfshirje kaq e madhe e publikut në një inciativë ligjore. Kjo strategji, ka si synim krijimin e një mbështjetjeje dhe konsensusi sa më të gjerë mes aktorëve të shoqërisë civile dhe atyre qeveritare për hartimin e një projekti me standarte të larta dhe sa më të zbatueshëm në kushtet e një shoqërie me një nivel mjaft të lartë të dhunës në familje. Disa muaj më parë, ZMQ mori mbështetjen e dhjetra organizatave që punojnë në fushën e të drejtave të grave dhe të fëmijës, për të krijiuar një Aleancë për promovimin e këtij ligji. Bazuar në disa nga modelet më të mira europiane dhe botërore projekligji synon marrjen e masave mbrojtëse për viktimat e dhunës në familje por edhe krijimin e strukturave shtetërore të posaçme përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Bashkëpunimi mes strukturave të shërbimeve sociale, atyre shëndetësore me organet e policisë dhe gjykatën do të jenë çelësi për funksionimin e tij. Gjatë muajit shkurt ZMQ do të mbledhë firmat e 20.000 qytetarëve për ta çuar ligjin në Kuvend ndërkohë disa deputetë të cilët i përkasin forcave të ndryshme të spektrit politik, si të maxhorancës ashtu edhe të opozitës, kanë treguar gadishmërinë për ta mbështetur gjerësisht dhe për të lobuar për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji.
Spitalet rajonale, dializa e koronarografia, kostoja ISKSH
Këtë vit pritet të hapen tre qëndra të reja për dializën, një në Gjirokastër, në Elbasan dhe në Shkodër. Këto qendra do të kenë nga 5, 6 shtretër, ndërkohë qendra në Tiranë ka 12 shtretër dhe mbulon një fluks prej 55 personash, sipas një grafiku. Nga dializa vuajnë rreth 400 persona në të gjithë vendin.
Hemodializa, koronarografia, skaneri, shërbime të kushtueshme, që do të hapen edhe në spitale të tjera veç atij të Qendrës Spitalore Universitare. Kosotoja e tyre do të mbulohet nga të ardhurat e Insituti të Kujdesit Shëndetësor. Kjo kosto mbulohet 90 për qind nga ISKSH dhe 10 për qind nga vet pacienti kur janë të siguruar, ndërsa të pasiguruarit paguajnë vet. Këtë vit pritet të hapen tre qëndra të reja për dializën, një në Gjirokastër, në Elbasan dhe në Shkodër. Këto qendra do të kenë nga 5, 6 shtretër, ndërkohë qendra në Tiranë ka 12 shtretër dhe mbulon një fluks prej 55 personash, sipas një grafiku. Nga dializa vuajnë rreth 400 persona në të gjithë vendin. Ka shumë të sëmurë të cilët presin të ndodh një mrekulli e tillë. Sepse itenerari i tyre me orë të tëra për të bërë një skaner apo një hemodializë, shumë të nevojshme për shëndetin e tyre, është i gjatë. U miratua projektligji “Për një shtesë në ligjin nr 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimi i miratuar krijon hapësirat e nevojshme ligjore që trajtimet mjekësore të përfshihen për financim nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke dhënë në këtë mënyrë garancitë e nevojshme për thithjen e investimeve dhe akses popullatës ndaj këtyre shërbimeve. Skema gjithashtu është e hapur që rast pas rasti të mbulojë edhe shërbime të tjera unikale për qytetarët. Nga ana tjetër, sigurimet shëndetësore suplementare private mund të bashkëpunojnë nga ana e tyre për një bashkëfinancim të kostove të shërbimeve.