Sokol Nako thotë, se rënia e totalit të investimeve thellon prapambetjen infrastrukturore ndërmjet zonave
31/01/2005
"Shqipëria duhet të ngrejë sistemin informatik njësoj si në Bashkimin Evropian"
Sokol Nako, ka theksuar në një intervistë për "Metropol" se, është e rëndësishme të unifikohet forma e faturës tatimore dhe rëndësia e përdorimit të saj, për të gjithë subjektet tatimpaguese, së bashku me masën e rivendosjes së kasave elektronike. Sipas tij, kjo masë në sektorin e TVSH, do të kërkojë përsosjen e kontrollit doganor, në drejtim të përcaktimit real të vlerës doganore. "Kjo mund të arrihej edhe nëpërmjet kontraktimit jashtë shërbimit doganor shqiptar të administrimit të këtij shërbimi të specializuar, ose të paktën nëpërmjet aplikimit të sistemeve informatike që përdoren gjerësisht në vendet e BE. Ngritja e një sistemi kontrolli doganor dhe tatimor mbi bazën e një vlerësimi profesional të rrezikut të subjekteve dhe veprimtarive, bëhet i domosdoshëm për të rritur eficensën e veprimtarisë së personelit dhe paanshmërinë e tij", është shprehur Nako.
Sa i aftë është shteti shqiptar që të administrojë fondet e investimeve?
Gjatë viteve 2002-2004, zhvillimet ekonomike në vend u karakterizuan nga paaftësia për të përballuar sfidat e reduktimit të varfërisë, ku për herë të parë u shënua varfërimi absolut i disa grupimeve shoqërore, të cilat gjithnjë e më shumë e kanë të pamundur të ndajnë në një masë të drejtë kontributin dhe përfitimet e tyre nga rritja ekonomike. Edhe kjo rritje, megjithë reduktimet e ndjeshme që ka pësuar, krahasuar me parashikimet afatmesme të vitit 2001, nuk ka treguar ende se në Shqipëri janë hedhur baza të shëndosha për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ndër faktorët themelorë të kësaj situate, është mungesa e aftësisë së ekzekutivit për të mirëadministruar, si vjeljen e të ardhuarave buxhetore, ku janë konstatuar mosrealizime të përsëritura, në vonesat e hapave të hedhur në kryerjen e reformave strukturore, ashtu edhe në mungesën e efiçencës, për të harmonizuar prioritetet ekonomike të vendit me programin qeveritar të investimeve publike. Qeverisë i është dashur në më shumë se në një rast, të rishikonte programet buxhetore edhe kështu, të planifikuara me rezerva të thella, në drejtim të reduktimit të shpenzimeve ose administrativisht, të frenojë kryerjen e shpenzimeve kapitale, për të siguruar ruajtjen e parametrit të premtuar të defiçitit buxhetor.
Një muaj më parë është miratuar Paketa Fiskale dhe Buxheti i Shtetit, a i realizojnë këto dy ligje atë çfarë kërkojnë shqiptarët?
Edhe Buxheti për vitin 2005 nuk ndryshon asgjë si në filozofi, ashtu edhe në parametrat e tij sasiore. Ndërkohë që lufta ndaj evazionit fiskal duhej të ishte fokusi kryesor i Paketës Fiskale të propozuar, fatkeqësisht asnjë nga masat e përfolura nuk është bërë pjesë e përmbajtjes së saj. Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të propozuara nga Këshilli i Ministrave në kuadër të Paketës Fiskale, në dallim nga deklarimet e vazhdueshme të përfaqësuesve të Ministrisë së Financave gjatë përgatitjes së saj për uljen e ngarkesës fiskale ndaj tatimpaguesve të tatimit mbi fitimit, sjellin një rritje faktike të shkallës së këtij tatimi 25% që është sot në 29,16%, nëse realizohet edhe ulja e propozuar e shkallës së tatimit mbi fitimin në 23%. Krijimi i prezumimimit juridik të pagueshmërisë së didivendit nga fitimi i mbetur i tatimpaguesit, pavarësisht nga ekzistenca ose jo e vullnetit të shprehur të atyre që zotërojnë pronësinë e pjesëve apo aksioneve në kapital, sipas përcaktimeve të ligjit “Për shoqëritë tregtare”, është kontradiktor me mënyrën se si funksionojnë shoqëritë tregtare tek ne. Ky prezumim juridik i pagueshmërisë së dividendit, krijon një ndërhyrje të papërligjur në prerogativat e zotëruesve të kapitalit të tatimpaguesve. Për më tepër, ky prezumim dhe kjo formë e zgjedhur për të krijuar një bazë të re të tatueshme, është e panevojshme, sepse në vetvete kemi të bëjmë me të njëjtën bazë të tatueshme mbi të cilën zbatohet tatimi mbi fitimin. Këto prezumime sjellin si pasojë, paqartësi të thella në zbatimin e ligjit tregtar, si atë të kontabilitetit për trajtimin e bazës së tatueshme të këtij tatimi të ri të zbatuar nëpërmjet mbajtjes në burim apo edhe nga pikëpamja e zbatimit të ligjit fiskal në kohë. Këto paqartësi e bëjnë edhe më të vështirë arritjen e synimeve të deklaruara të Këshillit të Ministrave, në relacionet shoqëruese të Paketës Fiskale, për reduktimin e evazionit fiskal dhe ngushtimn e hapësirave për të shmangur pagimin e tatimit mbi dividendin.
Gjithnjë e më shumë flitet për rritje të investimeve në infrastrukturë, si e vlerësoni ju këtë situatë?
Rënia e totalit të investimeve publike në vitet 2002, 2003 si dhe pritshmëria gjithashtu me mosrealizime për vitin 2004, sidomos, kur për bazë krahasimore përdoret viti 2001 në vlerë nominale prej afërsisht 30 000 000 000 lekë, thellon prapambetjen infrastrukturore të vendit, dhe dallimet e theksuara ndërmjet zonave rurale dhe pjesëve të tjera të vendit në aspektin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, privon ekonominë kombëtare nga stimujt multiplikatorë me karakter të pazëvendësueshëm që këto investime do të jepnin, ul aftësinë absorbuese të financimeve të huaja dhe dëmton atë balancë të domosdoshme që ishte vendosur në periudhat e mëparshme në raportin mes investimeve private dhe atyre publike. Këto pasoja të padëshiruara, u rënduan më shumë nga mungesa e harmonizimit në planifikimin e këtyre shpenzimeve me prioritetet e përcaktuara në vija të përgjithshme në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social si pjesë e programit qeveritar të vitit 2001 dhe atij të vitit 2002, dhe me domosdoshmërinë e konkretizimit të tyre në këtë frymë, në buxhetet sektoriale.
Megjithatë, është thënë se përcaktimet e reja sjellin më shumë të ardhura dhe një rregullim të organeve që do të paguajnë tatimet?
Nga ana tjetër, nuk ka vend për optimizëm, lidhur me efektin real që kjo masë e propozuar do të sillte për rritjen e nivelit të vjeljes së të ardhurave nga tatimet, nëse do të zbatohej. Përsa kohë masa të tjera që ngushtojnë realisht mundësinë e tatimpaguesve për të fshehur në mënyrë jo të pakonsiderueshme të ardhurat e tyre mungojnë në këtë Paketë Fiskale, reagimi i pritshëm i shumë subjekteve, do ishte lëvizja drejt një informaliteti më të thellë ose drejt rritjes artificiale të shpenzimeve, që do të sillte uljen e bazës së tatueshme. Një reaksion tjetër mund të ishte dhe transferimi i pronësisë drejt juridiksioneve të tjera të favorizuara nga sistemi aktual i marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë. Duke patur parasysh që baza e taksueshme në kuadër të këtij lloji të ri tatimi, është burim shumë i rëndësishëm i aktivitetit investues në ekonomi, tkurrja me rreth 6.16% e këtij aktiviteti në rastin më të mirë. do të sillte pasoja të drejtpërdrejta edhe në vjeljen e të ardhurave të tjera, veçanërisht në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe detyrimet doganore mbi importin e mallrave. Në kushtet e ekzistencës së konsiderueshme të ekonomisë informale në vendin tonë, ulja e ngarkesës fiskale mbi tatimpaguesit është provuar nga eksperienca e deritanishme si një masë efikase ndërmjet shumë të tjerave për rritjen e bazës së tatimpaguesve dhe nivelit të vjeljes së të ardhurave tatimore. Për të arritur një situatë optimale në vjeljen e të ardhurave në raport me PPB në masën 25% të saj deri në fund të një periudhe 4-vjeçare, do të ishte e domosdoshme të përsosej më tej zbatimi i legjislacionit fiskal në përgjithësi dhe atij të TVSH në veçanti. Kjo do të kërkonte shtrirjen më të gjerë në zbatimin në mënyrë të padiferencuar për subjektet tatimpagues me një nivel më të ulët të xhiros së tij vjetore, që merr parasysh përvojat më të fundit në vendet me të cilët krahasohemi.
A është rregulluar sistemi i doganave dhe tatimeve?
Duke patur parasysh vështirësitë në administrim që mund të lindnin, mund të bëhej një përjashtim për tregtimin ambulant dhe biznesin e vogël. Njëkohësisht, duhet konsideruar në mënyre urgjente, përfshirja në zbatimin e skemës së TVSH, e të gjitha atyre veprimtarive që sot në mënyrë jotradicionale janë përjashtuar. Dhe për të ndihmuar realisht zbatimin e këtyre masave, do të duhej të unifikohej forma e faturës tatimore dhe
rëndësia e përdorimit të saj, për të gjithë subjektet tatimpaguese së bashku me masën e rivendosjes së kasave elektronike. Kjo masë në sektorin e TVSHm do të kërkojë përsosjen e kontrollit doganor, në drejtim të përcaktimit real të vlerës doganore. Kjo mund të arrihej edhe nëpërmjet kontraktimit jashtë shërbimit doganor shqiptar të administrimit të këtij shërbimi të specializuar, ose të paktën nëpërmjet aplikimit të sistemeve informatike që përdoren gjerësisht në vendet e BE. Ngritja e një sistemi kontrolli doganor dhe tatimor, mbi bazën e një vlerësimi profesional të rrezikut të subjekteve dhe veprimtarive, bëhet i domosdoshëm për të rritur eficensën e veprimtarisë së personelit dhe paanshmërinë e tij. Për një periudhë 5-vjeçare, mund të konsideroheshin forma të caktuara të kontraktimit jashtë administratës shqiptare të funksioneve themelore të këtyre shërbimeve, me bazë kryesore të shpërblimit të tyre, të ardhurat shtesë që krijohen nga formë administrimi.
Cila është e reja tek të ardhurat fiskale?
Pas një periudhe të sukseshme 2 deri 3 vjeçare të zbatimit të një regjimi të tillë, do të duhej që gradualisht të zbatohej ulja e nivelit të tatimit mbi të ardhurat, nga 25% në 15% dhe i nivelit të TVSH nga 20% në 18%. Ky reduktim mund të bëhej i kushtëzuar me arritjen e objektivit prej 23% të të ardhurave fiskale (nga tatimet dhe doganat) në raport me PPB. Trajtimi mund të jetë i diferencuar duke synuar që reduktimi më i madh i ngarkesës fiskale, të bëhej më i thellë të kategoritë e tatimpaguesve me të ardhura më të ulëta, duke e kthyer këtë në një masë me efekt social nxitës për punësimin. P.sh., mund të synohej që të rritet baza e patatueshme për të ardhurat personale, apo të faktorizohej ajo për efekt të gjendjes familjare të tatimpaguesit. Këtu gjej rastin të përshëndes një element shumë pozitiv të Paketës Fiskale për vitin e 2005, siç është vendosja e deklarimit personal për efekt të tatimit mbi të ardhurat. Gjithsesi, ky element bashkëkohor mund të ishte përshpejtuar në kohë nga pikëpamja e zbatimit dhe është e domosdoshme të shoqërohet me një rishikim rrënjësor të sistemit aktual të shpenzimeve të zbritshme dhe regjimit të amortizimit.
Cili do të jetë impakti social?
Rëndësi të veçantë në këtë aspekt marrin disa funksione të neglizhuara deri më sot, siç janë, planifikimi i shpenzimeve në bazë të efektshmërisë ekonomike dhe impaktit social. Për këtë arsye, duke përjashtuar shpenzimet për mirëmbajtje të domosdoshme, për çdo shpenzim të natyrës së investimeve kapitale, të krijohet një metodologji e vlerësimit të fleksibilitetit (besueshmërisë dhe leverdisë ekonomike) specifike për të gjitha fushat kryesore. Të përcaktohet si detyrim ligjor në përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, hartimi i normave të planifikimit nëpërmjet kryerjes së një studimi statistikor disavjeçar në lidhje me kostot e zërave të ndryshme të projekteve, ç’ka do të shmangte ndjeshëm krijimin e hapësirave abuzive në planifikim dhe projektim, por dhe që do të unifikonte ndjeshëm teknikisht projektet. Mënyra më e shpejtë, është zbatimi i kritereve që sot përdoren edhe në investimet që kryhen në vendin tonë nga ana e Bankës Botërore dhe Komisionit të BE. Kjo mund të zbatohej mbi një nivel monetar dysheme, që mund të ishte rrreth 10 000 000 lekë. Eksperiencat negative na tregojnë se, është e domosdoshme të mos lejohet copëzimi i shpenzimeve, duke përcaktuar nivele monetare dysheme, për realizimin e tyre në kufijt e mësipërm. Ky është një proces që do të realizohej krahas klasifikimit të natyrës së shpenzimit si mirëmbajtje apo rikonstruksion të aseteve ekzistuese apo investim për çdo vlerë, që do të shpenzohet nga buxhetet publike, pavarësisht nga kuptimi financiar buxhetor që ka sot dhe që do të duhej të qëndronte i paprekur. Një hap tjetër i rëndësishëm, është harmonizimi i shpenzimeve të disa natyrave në dimensionin rajonal, sidomos në zonat që statistikisht rezultojnë më të goditurat nga fenomeni i varfërisë. Miratimi i listës së detajuar të shpenzimeve kapitale, të bëhet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Mendoj se ka ardhur koha e bashkimit të funksioneve planifikuese të burimeve të vendit të huaja në një Ministri të Finacave dhe Ekonomisë, për të evituar shkëputjen e institucionale të këtyre funksioneve, që ka rezultuar me pasoja
të padëshiruara në këto 7 vjet.