"Me Sida", përgjigja që trondit
31/01/2005 Si reagojnë të prekurit, krijimi i shoqërive të ngushta për mbrojtje, por edhe agresivitet
Agresiviteti që shkon deri në mani për të sëmurur të tjerët
“E prisja të merrja një përgjigje pozitive të testit që kam bërë. I jam nënshtruar edhe një testi tjetër më parë, por këtë herë shpresoja të merrja ndonjë përgjigje negative – shprehet një i ri. Shpresa vdes e fundit, është shprehja, por ne do të vdesim bashkë me shpresën”. “Të dëshpëruar dhe të ndrojtur, të sëmurët nuk e kanë të lehtë të flasin për atë që ndiejnë dhe shumica e personave, ju tremben reagimit të bashkëbiseduesit”, shprehet Redona Dudushi, psikologe për këtë sektor, në Institutin e Shëndetit Publik. Virusi i sidës shkakton sëmundje fatale, që shkatërron imunitetin e trupit, aftësitë e tij që të luftojë kundër shumë sëmundjeve dhe infektimeve të tjera dhe e dëmton trurin. Vetë virusi nuk merr jetë. Fundi i të sëmurëve për momentin është njëqind përqind fatal.
Të sëmurë dhe të përbuzur
Është e vështirë ta pranosh se duke qenë të sëmurë me sida, je i përbuzur dhe i larguar nga shoqëria. Diskriminohesh nga pjestarët e familjes dhe nga komuniteti kur merret vesh statusi prej të sëmuri. Ka raste kur persona të sëmurë nuk e kanë treguar statusin e tyre te partnerët seksualë. Nuk arrijnë të tregojnë se janë të sëmurë, përkundrazi bëjnë të pamundurën që njerëzit të mos e dinë dhe provokojnë të tjerët për këto tema. Inati në formë racizmi që formohet tek ata, sjell atë qe quhet “dëshirë për t’ia ngjitur të tjerëve”! Përbuzja ndaj tyre ngjall inate dhe mospranim të sëmundjes, që kanë në trup. Por nga ana tjetër varet dhe mbështetja që gjejnë tek ambjenti, thekson Dudushi. Prandaj, politikat për të mbajtur afër njerëzit e sëmurë, nuk janë drejtpërdrejt për ata, po për personat që i rrethojnë. Është shumë e këshillueshme që ata të jenë të mbështetur dhe të dëgjohen me kujdes. Më pas të jepet ndihma duke e këshilluar dhe duke i dhënë mendim. Duhet të hapen më shumë tema për problemin e HIV/AIDS, në mënyrë që të lehtësohet më shumë impakti psikologjik dhe emocional.
Testimi dhe ndjesia
Përballja e parë me njoftimin është shumë e rëndë. Personat kur marrin lajmin reagojnë në mënyra të ndryshme. Personat kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje për ta marrë situatën më të lehtë dhe të mos kenë trauma të forta dhe të rënda. Është e nevojshme që të mbahet afër. Duhet treguar një kujdes i veçantë. Personi mund të ketë një histori të dhembshme dhe kjo për shkak të pakujdesisë së partnerit, ose për ndonjë arsye tjetër nga mund ta ketë marrë virusin. Duhet të bëhet një politikë e fortë me pacientin para se të bëhet testimi dhe të përgatitet për gjithçka pasi të kenë marrë rezultatet. Procedura e parë që konstatohet infeksioni, janë analizat që bëhen nëpër qendrat e posaçme. Pa pëlqimin e personit, nuk mund të procedohet. Sipas psikolodes, momenti i parë që përballesh me përgjigjen e analizave është shumë i vështirë, sepse asnjëherë nuk mund ta besohesh se je i sëmurë. Dhe reagimet janë nga më të ndryshmet. Këtu fillon periudha më e vështirë dhe stresuese. Bëhen nervozë dhe më pas ky nervozizëm kalon në histerizëm. Një pjesë e mirë e të sëmurëve ngelen për shumë kohë në këtë gjendje. Por qëllon që pacienti mund edhe të mos pranojë që të testohet dhe kjo ndodh për shumë arsye. Mund të ketë frikë nga rezultati dhe nga pasojat që mund të ketë më vonë. Psikologët që merren me pacientët, janë të detyruar t’i mbjanë afër dhe të kenë një kujdesje të veçantë duke hyrë në psikologjinë e tyre dhe duke i ndihmuar që ta kalojnë me lehtësi periudhën më të vështirë.
Nëse gjejnë mbështetje
Të jesh human është hyjnore. Të japësh ndihmën për të shpëtuar një jetë, ose për të ndihmuar një njeri në nevojë, është humanitare. Të ndihmosh një person të sëmurë me sida, është e nevojshme sepse në rradhë të parë, ai nuk ndihet i shkëputur nga shoqëria dhe fillon përsëri të jetë aktiv dhe i gjallë. Është i sigurt se ka dikë pranë që kujdeset për të dhe mund të shprehet më lirshëm, fillon të ndihet më i qetë. Është e rëndësishme që të zbulohet nëse kanë pasur të bëjnë më parë më eksperienca stresante. Por duhet pasur kujdes, sepse çdo person ka mënyrën e vet të tregimit të ngjarjes. Nuk duhet të paragjykohet për asnjë gjë. Është shumë e vështirë për të, të ndihet inferior dhe i përçmuar. Nuk duhen bërë shumë pyetje dhe duhet treguar një vëmendje e madhe gjatë bisedimit. Gjestet e ndryshme do të ishin pa vend, sepse personi mund të ndihej keq dhe mund të mos tregojë të njëjtën gatishmëri si në fillim. Mënyra e komunikimit duhet të jetë e veçantë dhe shumë mikëpritëse. Kjo gjë, i ndihmon të sëmurët të kuptojnë të mirën dhe të keqen. Duke pasur më shumë liri në të shprehur, duke gjetur një ambjent të ngrohtë dhe të sinqertë, e kanë më të lehtë të tregojnë se si ndihen dhe se si e kanë marrë gjendjen e statusit të tyre.
Statistikat e sëmundjes në Shqipëri
Janë bërë shumë studime dhe kërkime për të parë gjendjen e përhapjes së sëmundjes në vendin tonë. Një program i përgatitur nga UNDP-ja konstaton se, Shqipëria konsiderohet një vend me përhapje të ulët të HIV/AIDS. Megjithatë gjendja e sëmundjes në vend është e ulët, ka mundësi që përhapja e saj në të ardhmen të rritet, për shkak të aspekteve të veçanta të zhvillimeve demagogjike, sociale dhe ekonomike të vendit. Barrierat kulturore, si heshtja dhe stigma të shoqëruara këto me përdorimin e drogës dhe ativiteteve seksuale, mund të ndikojnë në regjistrimin dhe besueshmërinë e të dhënave lidhur me mënyrën e transmetimit. Duke parë faktet se pak dihet për situatën epidemiologjike të HIV në Shqipëri, përcaktuesi kryesor i epidemisë, duket se janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Mungesa e informacionit dhe mospërdorimi i prezervativit, si dhe vështirësia për të arritur personat e prekshëm, vënë në dukje nevojën e një fushate ndërgjegjësimi në media, e cila duhet të shoqërohet me ndërhyrje të fokusuara, që synojnë arritjen e grupeve të caktuara sociale. Mënyra dominuese e transmetimit deri më sot ka qenë ajo seksuale (deri në 90 % të rasteve). Ndonëse infektimi me Hiv ka ndodhur vetëm në katër raste me anë të gjakut të infektuar. Një numër i konsiderueshëm dhuruesish gjaku vijnë nga grupet më të prekshme dhe shkalla e ndërgjegjësimit për vetë-përjashtim nga ana e tyre është e ulët. 70 % e personave të infektuar thonë se e kanë marrë virusin jashtë shtetit. Vetëm dy raste janë të transmetimit të virusit prind-fëmijë. Ekziston një prirje drejt feminizmit të sëmundjes për shkak se prekshmëria më e lartë është te femrat, nga faktorë të ndryshëm social-kulturorë, biologjik dhe ekonomik. Një ndër faktorët është edhe mungesa e informacionit të mundshëm për këtë virus dhe mos përdorimi në masë i prezervativëve. Gjatë një fushate që është bërë nëpër shkolla, vihet re një mungesë e madhe mosinformimi si nga mësuesit dhe te prindërit dhe haset një rezistencë si nga meshkujt dhe nga femrat për përdorimin e kondomëve.
Të identifikuar me HIV/AIDS: 141 vetë
39 persona kanë vdekur
42 prej tyre kanë zhvilluar sëmundjen AIDS
38 vetë janë femra, ose 30 për qind e të prekurve
6 fëmijë me HIV, prej të cilëve 1 ka vdekur
Janë 36 pika, ku mund të bëhet testi i HIV/AIDS
Tri qendra janë në Tiranë, një në Qendrën Spitalore, në Bankën e Gjakut dhe në Institutin e Shëndetit Publik