"Ndarja në rajone ka qëllime elektorale"
31/01/2005
Propozohet rikthimi i studimit të paraqitur në Institutin e Studimit të Tokave
Shoqata e Shkodrës kundërshton ndarjen e vlerësimit të çmimeve në katër Rajone
Shoqatat e pronarëve, kanë kundërshtuar Metodikën për çmimin e tokës, të cilën është duke e diskutuar Komiteti i Kthimit të Pronave, duke e cilësuar një variant politik. Pronarët e Shkodrës, kanë hedhur poshtë pretendimin e ndarjes së Shqipërisë, për efekt të vendosjes së çmimit të tokës në katër Rajone. Sipas tyre, kjo është bërë pa asnjë kriter matës apo shkencor të dhënash për tokën në zonat përkatëse. "KSHKKP apo Ministria e Rregullimit të Territorit, nuk janë nisur në studimin e tyre nga natyra e pronës të cilën e ndajmë në: A) pronë Kombëtare B) Pronë Publike C) Pronë Private. Dhe, kur në të gjithë botën këto përcaktohen me ngjyrat verdh, kafe, vishnje", thuhet në një letër të Shoqatës së Pronarëve Shkodës, dërguar Gazetës "Metropol", Parlamentit Shqiptar, Presidentit të Republikës dhe Komitetit të Pronave.
Kërkesa
Përfaqësuesit e kësaj shoqate, kanë rekomanduar që Komiteti i Pronave të marrë në konsideratë bonetimin e tokës që fillon nga vlera 1 deri në 10. "Ky studim është bërë nga specialistët me në zë të kësaj fushe për disa dekada. Të gjitha këto të dhëna janë të përcaktuara e të arshivuara në Institutin e Studimit të Tokave, për të gjitha zonat e Shqipërisë, dhe nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të pavlerësuar nga ky Institut. E gjithë kjo punë shumëvjeçare shkencore me vlera të mëdha kombëtare, nuk merret aspak në konsideratë në mënyrë që ky kaos i qëllimshëm 14-vjeçar me pronat, të gjejë më në fund zgjidhje të drejtë në dobi të pronarëve të ligjshëm", thuhet në letër. Pronarët vlerësojnë se, mungesa e të drejtës së pronës, është shkak pse shqiptarët nuk punojnë në vendin e tyre, por kontribuojnë për ndërtimin e vendeve të tjera.
Debati
"Duke parë rajonet e caktuara, nuk mund të mos shikohen ato në dy këndvështrime: në drejtim politik, vërehet se rajonet 1 e 2 janë më të populluara e, atje toka do të ketë çmim më të shtrenjtë, kjo bëhet me një qëllim të qartë elektoral, tani në pragun e zgjedhjeve parlamentare. Kjo ndarje ka edhe një diskriminim krahinor. Në rajonin 1 e 2, janë katër qarqe nga Jugu, dy nga Shqipëria e Mesme dhe asnjë nga Veriu. Në rajonet 3 e 4, të gjithë qarqet e Veriut, nga Shqipëria e Mesme një e nga Jugu një. A thua vallë të nderuar anëtarë të KSHKKP, janë më të shtrenjta tokat e Skraparit, Tepelenës, Përmetit, sesa fusha e Shkodrës, Lezhës apo e Korçës", thuhet në reagimin në lidhje me metodikën paraprake që është duke e diskutuar Komiteti Shtetëror i Kthimit të Pronave. Problem tjetër me rëndësi, është theksuar se librat kadastralë të Shkodrës, kanë një shënim sipas të cilit, "pasi të bëhet mbledhja e përgjithshme e shifrave që tregojnë pronën e pronarit, do të pjesëtohen me tre e shumëzohen me pesë, për t’i kthyer në vlerën e dynymit të ri. Mosllogaritja mbi bazën e koeficientit 1.66, do të bënte mohim të pronës së vërtetë të pronarit. Prandaj kërkojmë që të njihet ky koeficient e, mbi bazën e tij, të bëhet llogaritja e pronës. Nuk do të kishte asnjë arsye që njerëzit t’i drejtohen për këtë problem por të ketë zgjidhje direkte, po kështu përcaktohen saktësisht vlerat e tjera matëse si dynymi, ditari, stremi apo hektari, të shprehura në tapitë e pronarëve të ndryshëm".
Rajonet sipas metodikës paraprake
Rajoni i parë Fieri, Berati dhe Tirana
Rajoni i dytë Vlora, Gjirokastra dhe Durrësi
Rajoni i tretë Shkodra, Lezha dhe Dibra
Rajoni i katërt Korça, Kukësi dhe Elbasani
Komiteti po diskuton mbi metodikën
Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, pritet të përfundojë brenda javës, diskutimin mbi metodikën e vendosjes së çmimeve të tokave në Shqipëri. Burimet kanë bërë të ditur se, shkak për vonesën ka qenë fakti se, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, është duke shqyrtuar testet e konkurentëve për anëtarë të komisioneve vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave. Gjithashtu, është bërë e ditur se në bashkëpunim me ekspertë të fushave të ndryshme, Komiteti po diskuton mbi metodikën e paraqitur një vit më parë për çmimin e tokës. Në këtë metodikë janë paraqitur një sërë kriteresh për çmimin e pronave, pasi është theksuar se në të gjithë Shqipërinë, nuk mund të ketë një çmim standart. Ndaj është vlerësuar se kryesor do të jetë vlerësimi i fitimit që ka një njësi toke, duke i shtuar vaditshmërinë dhe afërsinë me tregun.