E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhjet kryesia e PS Lezhë

31/01/2005  Pas vendimit të KQGS-së zgjidhet konflikti

Është zgjedhur kryesia e Partisë Socialiste në Rrethin e Lezhës. Pas bllokimit të punës disamujoe në këtë degë të PS-së, më në fund, është zbatuar vendimi i dalë disa ditë më parë nga Komisoni Qendror i Garancive Statuore të PS-së. Mosmarrëveshjet të cilat ishin krijuar pas votimit të Komitetit Drejtues të Degës së PS-së në këtë rreth, sollën dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërkohë, emri i Kryetarit të Partisë Socialiste në Lezhë, Agustin Marku, nuk është ndryshuar pasi, ndaj tij nuk ka pasur kontestime nga socialistët e këtij qyteti. Ndryshimi i përbërjes së Komitetit Drejtues të PS-së në Lezhë, ka sjellë dhe rizgjedhjen e kryesisë në këtë rreth, të sekretarëve dhe të të zgjedhurve për në Këshillin Socialist të Qarkut. Për Rrethin e Lezhës, është votuar në 16 qendra votimi, kështu që, Këshilli Zonal i Partisë Socialiste, do të riorganizohet në 16 organizata socialiste. Problemi i KD-së së Lezhës, ka ardhur për shkak të pakujdesisë gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit. Për këtë arsye, problemi i kësaj kryesie është vendosur pranë selisë Qendrore të PS-së, ku ka pasur protesta nga socialistët e Lezhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›