Gaqo Apostoli braktis PSD
31/01/2005
Skënder Gjinushi dhe Ëngjëll Bejtaj, në prag të kalimit si deputet i pavarur
Nuk ka grup socialdemokrat me 4 deputetë të PS dhe tre të PSD
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Gaqo Apostoli, deklaroi dje braktisjen e grupit parlamentar të PSD-së. Vetëm tre ditë pas formimit të këtij grupi, me deputetë të huazuar nga Partia Socialiste, Apostoli e ka cilësuar veten si një deputet të pavarur. Arsyeja pse Apostoli ka ndërmarrë këtë veprim, është argumentuar si një detyrim moral që ka ndaj elektoratit socialdemokrat, pasi grupi i formuar së fundmi, përbëhet nga katër deputetë socialistë dhe tre të PSD-së. Hyrja në fuqi e rregullores së re të parlamentit shqiptar, nga ku, grupet do të përbëhen nga shtatë deputetë, ka detyruar kreun e PSD-së, Skënder Gjinushi, të zhvillojë negociata me mazhorancën socialiste, për të marrë prej saj katër deputetë. Këtë, Apostoli e cilëson të papranueshme, pasi grupi socialidemokrat me konfigurimin e deklaruar humb pavarësinë, pasi në përbërje do te jetë me shumicë socialiste.
Argumenti
"Grupi nuk mund të cilësohet socialdemokrat në një kohë që në të, shumica janë deputetë socialistë". Kjo deklaratë, duket se ka thelluar akoma më shumë divergjencat brenda PSD-së. Sipas Apostolit, "nuk mund të ekzistojë një grup parlamentar socialdemokrat ku mazhoranca është socialiste, pasi në të janë katër deputetë socialistë dhe tre socialdemokratë. Është një ekzagjerim dhe kalon një grup në trajtë false, i cili po vijohet në formë butaforie. Kështu, kjo është përmbajtja cilësore dhe morale e mospërfaqësimit tim në këtë grup parlamentar, duke preferuar që ta ruaj veten si deputet të pavarur socialdemokrat". Duke e cilësuar si nonsens krijimin e një grupi të tillë, Apostoli thekson me ironi se, "morën katër mund të marrin dhe pesë deputetë të tjerë nga PS-ja. Pesë plus dy prapë shtatë bëjnë". Gjithashtu, Apostoli nuk harron ti japë mesazh kryetarit të partisë së tij duke u shprehur se, "këtë gjë, po e them para seancës së të hënës, për të mos i krijuar më shumë vështirësi atyre që duan ta krijojnë këtë grup, i cili është në kundërshtim me moralin tim politik".
Pasoja
Braktisja e grupit socialdemokrat nga deputeti Apstoli, pritet të sjellë serish ndonjë huazim të një deputeti nga radhët socilaiste. Ndërkohë që, pritet reagimi i kreut të PSD-së, për t'i kërkuar socialistëve një tjetër deputet. Ose në rastin më të keq, socialdemokratët nuk do të kenë më grup parlamentar. Sot, në seancën plenare, pritet të bëhet i njohur dhe konfiguracioni i grupeve parlamentare, të cilat do të veprojnë gjatë këtij sesioni. Pas debateve për zbatimin e rregullores së re parlamentare, partitë opozitare kanë gjetur më kollaj rrugët e bashkëpunimit me njëra-tjetrën, ndërsa nga të majtët, PSD-ja rezultoi si partia më problematike për të formuar grup me shtatë deputetë.
3 muajt e debatit Gjinushi-Apostoli
Debati mes Skënder Gjinushit dhe Gaqo Apostolit, lindi gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit që shkoi, ku u zhvilluan zgjedhjet e PSD-së për postin e kryetarit. Apostoli ka akuzuar Gjinushin, për personalizim të pushtetit si dhe për manipulim të delegatëve. Ndërsa dhe pas rizgjedhjes së Gjinushit në krye të PSD-së, Apostoli ka vijuar me akuzat e tij. Madje, së fundmi, ai ka deklaruar iniciimin e një lëvizje të re brenda partisë. Në një prononcim të fundit, Apostoli deklaroi se në rast të mospranimit të kësaj lëvizjeje, ai mund të deklarojë dhe daljen me një parti më vete.