E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj grave meriton një term tjetër: problem politik

Asnjëherë, deri tani, nuk kemi tentuar ta shohim dukurinë e dhunës ndaj femrës në këndshikimin politik.Gjithmonë e kemi parë si dukuri anësore të shoqërisë, si problem social, gjinor, mental, kanunor, kulturor.

Jemi një nga vendet europiane, me tregues shumë të lartë të kësaj dhune. Nuk ka javë, që në media të mos mësojmë ndodhi të tilla të dhunës fizike, seksuale, ngacmime fizike, psikike. Madje ka meshkuj që dhunën mbi femrën e kanë kthyer në “mjet kulturor”, të cilin e përdorin në çdo rast pa hezitim, nga pozitat e privilegjit historik gjenetik, si baba, si vëlla, si i dashur, bashkëshort, epror, i fortë biologjikisht, etj.

Shoqëria jonë ka ndërtuar, për fat të keq, një universitet shkaqesh, që legalizojnë të drejta dhe ekskluzivitete mashkullore të shoqëriseë, që i japin të drejtë kujtdo mashkulli që të veprojë duke e quajtuar normalisht të motivuar dhe të justifikuar sjelljen e tij antifemërore.

Ndaj gjykoj se dhuna mbi femrën në këtë vend, nuk është më thjesht problem social, moral, fetar, devijues, eksentizëm meshkujsh pasionantë dhe të paekulibruar, rastësor dhe sporadik. Të mësohemi që fenomenet që ndodhin, t’i analizojmë saktë, t’u vendosim termat përkatës. Pra, mund të themi që dhuna ndaj gruas në shoqërinë tonë, është një problem politik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›