E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurse ju ziheni e kakarisni në parlament e televizion

Politikanë shqiptarë! Shihni çfarë po na ndodh me fqinjët dhe bëni detyrën. Fashizmi italian i “demokracisë”, Berluskoni-Bosi-Fini, po na i ndan fëmijët në, klasa për fëmijë italianë dhe klasa për fëmijët e huaj. Dhe kjo po ndodh në zemër të Europës Perëndimore.

Kurse racizmi i ashtuquajtur vorio-epirot i “demokracisë”, Karamanli-Papandreu, kërkon akoma territore nga Shqipëria, sepse nuk i mjaftojnë 37 për qind tokë shqiptare në Greqi.

Kurse ju, mender politikanë të këtij vendi, dini vetëm të kakarisni me njëri-tjetrin në parlament e televizion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›