E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në familje, institucionet nismë të përbashkët

Dhuna në familje

Shifrat alarmante të dhunës në familje kanë detyruar institucionet shtetërore të koordinojnë veprimet e tyre për të parandaluar këtë fenomen.

Nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Punës dhe PUND-i, ku përfshihen institucione si policia, qendrat spitalore, shoqatat etj. parashikon nënshkrimin e një marrëveshje dhe më pas, ngritjen e strukturave dhe ndërmarrjen e hapave konkrete.

Nga të dhënat e Ministrisë së Punës rezulton se gjatë vitit 2011 janë vlerësuar 2181 raste të dhunës në familje, ku vetëm, në Tiranë numërohen 696 raste të tilla. Ndërkohë, që për tre muajt e parë të këtij viti, të dhënat tregojnë për 470 raste të tjera, gjë që e bën këtë problem shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›