Tiranë, vetëvaret 16-vjeçarja, nuk dihen shkaqet

Vetëvaret adoleshentja, foto arkiv
Një adoleshente i ka dhënë sot fund jetës së saj duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Sauk, të Tiranës, ku adoleshentja 16-vjeçare, A. Gorica, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ajo është gjetur nga familjarët e pajetë. Forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat për shkaqet që çuan adoleshenten në ndërmarrjen e një akti të tillë të rëndë.