Dhuna në familje, rriten rastet e kërkesave për mbrojtje nga Policia
TIRANË – “Lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave vazhdon të mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Policisë shqiptare”. Kështu është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi në analizën vjetore të Policisë së Shtetit, zhvilluar dje në ambientet e Hotel Tirana International. Bazuar në shifra u vu re se ka një rritje me 466 raste të denoncimeve për dhunë në familje të personave që kërkojnë mbrojtje nga policia, e cila është njoftuar dhe ka marrë në mbrojtje 740 persona të dhunuar. Gjatë këtij viti janë përgatitur rreth 340 kërkesa – padi “Për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes” dhe në të gjitha rastet të dhunuarve u është garantuar mbrojtja e nevojshme nga policia. Numri i të miturve të dëmtuar është 51.2 për qind më i ulët se në vitin 2007.
Goditja e krimit
Gjatë vitit 2008 janë goditur 40 grupe me 198 autorë të dyshuar, nga këta të arrestuar 158 prej tyre. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, në analizën e punës së Departamentit të Hetimit të Krimeve për vitin 2008, kërkoi më shumë angazhim në drejtim të identifikimit dhe sekuestrimit të pronave të vëna si pasojë e aktiviteteve kriminale. Gjatë vitit 2008 janë evidentuar 2530 vepra penale. Janë proceduar 2606 autorë, nga të cilët 463 të arrestuar dhe ndaluar, 2113 të proceduar në gjendje të lirë, 30 në kërkim. Hetimet e veprave penale të korrupsionit janë shtrirë edhe në sekuestrimin e aseteve që kanë rrjedhur nga kjo veprimtari. Vlera e këtyre aseteve të sekuestruara shkon deri në 1 000 000 euro, të cilat janë llogari bankare, pasuri të patundshme etj. Janë goditur 40 grupe kriminale me 198 autorë, nga të cilët 158 janë arrestuar.
Krimi i organizuar
Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një tjetër prioritet i uniformave blu. Forcimi i ligjit dhe bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar ka ndihmuar në sigurimin e kufijve, në reduktimin e krimit të organizuar dhe të llojeve të ndryshme të trafikimit u theksua në analizën vjetore të Departamentit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij viti janë evidentuar: 677 krime kundër personit, zbuluar 638 ose 94 për qind, 3262 krime kundër pronës, zbuluar 1619 ose 50 për qind. Kanë rifilluar hetimet për 215 krime të vjetra, nga të cilat është bërë i mundur dokumentimi për 170 vepra penale, nga të cilat 39 vrasje. Vitin e kaluar janë rifilluar hetimet për 76 vrasje të vjetra dhe janë zbuluar 30 prej tyre. Janë evidentuar 30 vrasje me paramendim, janë kryer 47 vrasje për motive të dobëta, nga 45 të ndodhura në vitin 2007. Po ashtu ka ndodhur 1 vrasje me motiv hakmarrjen, nga 9 të ndodhura në vitin 2007 me këtë motiv si dhe 4 vrasje për motive pronësie nga 8 të ndodhura në vitin 2007, 17 vrasje në familje nga 23 të ndodhura në vitin 2007, 4 vrasje me motiv gjakmarrjen nga asnjë i evidencuar në vitin 2007. Evidentohet fakti se nga 85 vrasje të evidentuara, janë zbuluar 70 ose 82,3 për qind. 30 prej tyre janë kryer me mjete të forta. Janë evidentuar dhe 8 vrasje nga pakujdesia.
Janë arrestuar e ndaluar 77 autorë vrasjesh dhe 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë të njëjtës periudhe të vitit 2007 kanë ndodhur 103 vrasje dhe janë zbuluar 93. Vërehet një ulje e numrit të vrasjeve.
Box
Operacionet policore
152 operacione policore me 568 të arrestuar janë kryer këtë vit, ose 21 operacione me 65 autorë më shumë se vitin e kaluar
43 operacione kundër krimeve të rënda, me 101 të arrestuar
40 operacione antikorrupsion dhe krim ekonomiko-financiar, me 198 të arrestuar
40 operacione antidrogë, me 172 të arrestuar
29 operacione antitrafik, me 97 të arrestuar
Krime në fushën e trafiqeve
33 operacione janë realizuar nga policia
123 autorë janë arrestuar në këto operacione
5 operacione janë në shkallë ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët
36 shtetas të huaj janë identifikuar e proceduar si autorë të trafiqeve të ndryshme
527 vepra penale gjithsej
637 autorë
98 viktima
29 grupe kriminale janë goditur
97 persona
Krimet e vjetra
215 krimeve të vjetra u kanë rifilluar hetimet e zbuluar autorët, 81 për krimin e vrasjes
39 prej tyre u ka përfunduar dokumentimi
Krimet e rënda
702 krime kundër personit, prej tyre zbuluar 665 ose 95%
3491 krime kundër pronës, zbuluar 1701 ose 50%
9 vepra penale në fushën e akteve terroriste, zbuluar 8 ose 89 për qind
Operacionet antidroge
40 grupe kriminale të trafikut të lëndëve narkotike janë goditur me 172 persona të proceduar
35 operacione u realizuan me teknikat speciale të hetimit
13 operacione janë ndërkombëtare
9 me Italinë
3 me Gjermaninë
1 i përbashkët me SHBA–të dhe Gjermaninë
19 persona janë arrestuar
27 Dhjetor 2008