Vodafone Albania shpërndan dhurata për fëmijët jetimë
Tiranë - Këtë vit, Vodafone Albania zgjodhi që të përcillte urimet më të mira të fundvitit jo si zakonisht përmes kartolinave, por përmes financimit ndaj Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Nëpërmjet Fondacionit të tij, Vodafone Albania ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e tij për një financim shtesë për të përmbushur kushtet e jetesës për fëmijët jetimë në Shkodër. Në linjë me mbështetjen e tij tradicionale për jetimët në Shqipëri, ky angazhim synon të krijojë kushte më të mira jetese për këtë komunitet në nevojë. Granti i dhënë do të ofrojë strehim, pajisje shtëpiake, veshje, një dhomë televizori dhe një kuzhinë të re për komunitetin e jetimëve. Ky njoftim vjen në të njëjtën kohë me turin tradicional të bamirësisë të Fondacionit Vodafone Albania që filloi në Sarandë më 22 dhjetor dhe që vijoi me aktivitete në Gjirokastër, Tiranë, Gërdec dhe Shkodër. Stafi i Vodafone Albania ndau emocionet dhe festimet ngazëlluese me fëmijët jetimë, të moshuarit dhe personat e prekur nga fatkeqësitë e ndodhura gjatë 2008-s. Për të pestin vit radhazi, ne realizuam angazhimin tonë për të pasuruar jetët dhe vizionin e fëmijëve jetimë në Shqipëri. “Është angazhim i yni që të ofrojmë kujdes të vërtetë për jetimët dhe për të mbështetur rritjen e tyre përmes krijimit të mjediseve familjare”, – tha z. Broumidis, drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania.
27 Dhjetor 2008