Patozi: “Miratimi me konsensus i Kodit Zgjedhor jep garanci për zgjedhje të lira”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, përshëndeti dje miratimin e ndryshimeve në Kodin Elektoral, të cilat, sipas tij, i hapin rrugën reformës zgjedhore, që është elementi më i rëndësishëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Gjatë një konference për shtyp, Patozi shprehu vlerësimin maksimal për Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili arriti të miratojë dy ditë më parë ndryshimet e nevojshme, duke bërë gati për seancë Kodin Elektoral, pas kthimit të tij në Kuvend nga Presidenti i Republikës. “Pas kësaj nuk ka më asnjë pengesë për të finalizuar reformën zgjedhore. Për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por është dashur kontributi dhe përkushtimi i shumicës së aktorëve politikë në Parlament”,- është shprehur deputeti demokrat.
27 Dhjetor 2008