Mediu Te krijohet fondi i posacem mjedisor

Krijimi i fondit të posaçëm mjedisor si dhe detyrimet që duhet të paguajë çdo qytetar i këtij vendi, do të ishin rrugët me efikase për të zgjidhur të gjitha problemet që ka sot Shqipëria, në fushën e mjedisit.
Ministri Fatmir Mediu u shpreh se ndryshimi i legjislacionit apo hartimi i politikave të posaçme për mjedisin që lidhen me administrimin e mbetjeve, ujërave, florës e faunës duhet të mbështetet nga burime finaciare. Një rol të rëndësishëm në këtë aspekt mund të luajë sipas Mediut, edhe partneriteti me bizneset private.
"Investimet e buxhetit të shtetit janë të orientuara në shumë drejtime, në shumë institucione, shumë ministri. Për administrim të mbetjeve urbane, trajtim të ujërave të ndotura, ndërtim infrastrukture, përmirësim i cilësisë së ajrit është mëse e domosdoshme krijimi i fondit të mjedisit dhe krijimi i politikave financiare në një koncept të përbashkët dhe një angazhim të integruar të të gjithë institucioneve"-tha Mediu.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, i cili tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka rregulla e ligje. Dhe kjo përfshin edhe mjedisin. Ai ka përshëndetur politikat që po ndjek qeveria shqiptare për mbrojtjen e tij, por me axhendën globale, Shqipëria vazhdon të jetë ende mbrapa, tha Sequi.
Këto deklarata u bënë gjatë një konference të organizuar nga qendra rajonale e mjedisit si dhe ambasada hungareze, në kuadrin e dorëzimit të detyrës nga ana e Hungarisë, të presidencës së radhës së BE, në fund të muajit qershor.
Edlira Sulejmani