E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosni dialogun Molnari Ju mbeshtesim per statusin

Vendosja e dialogut politik mes maxhorancës dhe opozitës kushtëzon kandidimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mesazhi vjen i qartë dhe i prerë nga ambasadori hungarez në Tiranë, Sandor Molnari. Përfaqësuesi diplomatik i shtetit që drejton prej 6 muajsh familjen europiane, konfirmon mbështetjen për vendin tonë, por pa harruar të theksojë edhe kushtet që duhen përmbushur.

“Hungaria e mbështet statusin e Shqipërisë për në BE, por duhet të plotësohen kushtet, detyrat që u përcaktuan gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar. Dialogu nisi mes palëve përpara zhvillimit të zgjedhjeve elektorale, për të plotësuar këto detyrime, por tani duhet të fillojë dialogu mes opozitës dhe  qeverisë, për t’i hapur rrugë kandidimit për në Bashkimin Europian”-tha Molnari.

Marja e statusit  të Shqipërisë si vend kandidat për në BE kushtëzohet veç të tjerash dhe nga plotësimi i 12 kritereve të vendosura nga Komisioni Europian. Ato duhet të finalizojnë edhe procesin e Asociim-Stabilizimit, të nisur prej vitesh. Presidenca hungareze e BE-së, pritet t’i lërë radhën më 1 korrik, Polonisë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›