E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Metes Gjykata e Larte shtyn seancen

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta në lidhje me videoregjistrimin. Akuza kërkoi para trupit gjykues të mos pranohet kërkesa e avokatëve të Metës për pavlefshmëri të hetimeve për kalimin e afatave.

Sipas prokuroreve hetimet janë të vlefshme, pasi ato nisën në lidhje me autenticitetin e videos dhe ekspertiza konstatoi se ajo nuk ishte e manipuluar. Sakaq mbrojtësit ligjorë të Metës pretendojnë se hetimet janë kryer kur klienti i tyre gëzonte imunitet parlamentar.

Lidhur me pretendimet e të dyja paleve, gjykata kërkoi kohë për shqyrtimin dhe pranimin ose jo të kërkesës së prokurororisë, ndërsa seanca e rradhës u shty për datën 11 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›