E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet për të pastrehët, sherr në këshillin bashkiak

Një fond i siguruar nga Bashkia e Kukësit për të pastrehët është kthyer në mollë të ndaluar për qindra familje që presin në radhë për një strehë. Janë vetëm 25 milionë lekë që mund t‘u kishin siguruar një strehë vetëm 15 familjeve, përzgjedhja e të cilave, siç duket ka qenë procesi më i vështirë dhe ka pezulluar për të disatën herë mbledhjen e këshillit të bashkisë. Në mbledhjen e fundit janë zhvilluar debate të nxehta lidhur me listën e përfituesve. Në Bashkinë e Kukësit janë të regjistruar rreth 70 familje të pastreha, një listë që zgjerohet vit pas viti dhe që përbën 20 për qind të numrit total të familjeve. Në kontingjentin prej 15 familjesh, të paraqitur në këshill kanë qenë familje të jetojnë në apartamente të ngushta ku në 1+1 apo 2+1 ndodhen tri kurora. Por të tilla në Kukës ka rreth 120 dhe këshilli ka debatuar deri në prishje të takimit. Fondi prej 25 milionë lekësh do t‘u jepej si kredi e butë për 20 vjet 15 familjeve dhe përbën përpjekjen e parë lidhur me strehimin që nga viti 1990.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›