E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, greva e urisë hyn në ditën e gjashtë

Banorët e pallatit të shembur në Gjirokastër ndodhen për të gjashtën ditë në grevë urie dhe për të tretën ditë që janë ngujuar nën gërmadha, duke insistuar për të mos pranuar vlerësimin e qeverisë për dëmet dhe mos u tërhequr nga zgjidhja e kërkesës së tyre. Ata kanë kërkuar edhe dje nga policia, që për të sensibilizuar më mirë opinionin për tragjedinë e tyre, të bllokojnë rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Së bashku me gratë dhe fëmijët e tyre të mbetur pa strehë.

Qysh në orët e para të ditës së enjte, 10 kryefamiljarët që vazhdojnë grevën janë ngujuar nën rrënojat e mbetura të pallatit të shembur në 9 nëntor. Situata e grevistëve të urisë në Gjirokastër është e rënduar dha ata dy ditë më parë u është komunikuar zyrtarisht një vendim i qeverisë në lidhje me dëmshpërblimin që do të merrnin për banesat e tyre. Shkak i këtij irritimi është bërë skema e dëmshpërblimit e paraqitur për banorët nga kryetari i Partisë Demokratike të degës Gjirokastër, Bexhet Çobani, ku shuma e përcaktuar ishte përgjysmuar në krahasim me atë se çka është premtuar që në fillim për banesat e tyre. Irritimi ka shtyrë ata që të braktisin garazhin në të cilin ishin të ngujuar prej 4 ditësh dhe të futen nën rrënoja, duke marrë me vete edhe familjet e tyre. Për momentin, ata janë të vendosur nën rrënoja duke protestuar. Pas këtij vendimi, i cili ka qenë mjaft i rëndë, sidomos për disa nga grevistët, gjendja shëndetësore e të cilëve është përkeqësuar dhe janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore. Ata kanë deklaruar se jo vetëm që do të bllokojnë rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, por në mënyrë të përditshme do të dalin nga rrënojat ku janë ngujuar, për të protestuar para institucioneve të Bashkisë, Qarkut dhe Prefekturës së Gjirokastrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›