E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, trajnohen 800 specialistë



Rreth 800 specialistë të shëndetit parësor janë certifikuar sot pas një trajnimi disaditor të zhvilluar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Përfaqësues të shëndetësisë nga e gjithë vendi janë trajnuar kundër fenomeneve të dhunës në familje apo atyre me bazë gjinore. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm në këtë aktivitet ka theksuar: "Dhuna ka qenë një fenomen i shëmtuar i shoqërisë shqiptare. Një fakt domethënës është edhe përfundimi i 800 të trajnuarve për herë të parë për çështjet e dhunës gjinore. është një nga problemet shumë sensitive, delikate, e cila ka përbërë një ngarkesë të papëlqyeshme për shoqërinë shqiptare. Kjo bën që më në fund ky problem të përballet me ato parametra që përballet në të gjithë Europën e qytetëruar", tha ministri i Shëndetësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›