PS sulmon Topallin, reagon Kuvendi
Partia Socialiste lëshoi dje akuza ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, duke e akuzuar atë për shpërdorime fondesh. Deputetja e PD-së, Shegushe Ligori deklaroi se Topalli ka rrogën më të lartë në shtet. "Në vitin që shkoi, një vit krize për të gjithë bizneset e qytetarët shqiptarë, Kryetarja e Kuvendit përfitoi nga financat publike jo pak, por plot 33 milionë lekë. Sot vetëm për rrogën që përfiton kjo zonjë, duhet ngritur pyetja: çfarë janë këta pushtetarë, të cilët në ditët më të vështira për familjet shqiptare, përdorin të gjitha mënyrat për t'u pasuruar në kurriz të tyre?", deklaroi Ligori. Sipas deputetes së PS-së, kjo pagë e lartë ka ardhur për shkak se Kuvendi paguan dieta e banesë shtesë për Kryeparlamentaren. Por kjo deklaratë shkaktoi reagimin e Administratës së Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, administrata e Kuvendit deklaroi se "Administrata e Kuvendit nuk çuditet me halucinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit. Administrata është e hapur t'i japë asaj dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion". Sipas administratës, Topalli paguhet njësoj si paraardhësit e saj dhe i cilësoi si shpifje akuzat e deputetes Ligori. "Administrata hedh poshtë me përbuzje si të turpshme e qesharake shpifjet e z.Rama përmes Shegushe Ligorit", thuhet në reagimin e administratës së Kuvendit.