E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 102 familjet që ju legalizohen shtesat pa leje



Agjencia e Legalizimet bën të ditur se ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor për 102 familje në Tiranë. Gazeta boton sot listën me emrat e përfituesve që kanë vetëdeklaruar me qëllim legalizimin e shtesave pa leje në objekte me leje. Këto ndërtime kryesisht janë të vendosura në njësinë numër 5,7 dhe 10 në kryeqytet. Në vijim të procedurave përkatëse personave ju lind detyrimi i paraqitjes pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t në adresën: Rruga "Skënder Kosturi", ish-Instituti i Perim-Patates, Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare të objekteve koresponduese. Pas kësaj do të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre. Ndërkohë që të gjithë ata persona që kanë tërhequr këtë formular dhe kanë kryer pagesën duhet të dorëzojnë pranë ALUIZNI-t akt-pagesat origjinale të bankave ku kanë kryer pagesat. Me dorëzimin e këtij dokumenti, nga ana e Agjencisë së Legalizimeve do të vijohet me procedurat përkatëse deri në regjistrimin e parcelës dhe marrjen e tapisë.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›