Podolski: Bajerni më zhgënjeu
Lukas Podolski vazhdon momentin e vështirë te Bajerni i Mynihut. Pas vendimit për t‘u kthyer te Këlni në sezonin e ardhshëm, transferim që kap vlerën 10 milionë euro, sulmuesi i Kombëtares gjermane është "përjashtuar" nga skuadra e Klinsman. "Jam shumë i zhgënjyer që më lanë jashtë skuadrës për sfidën me Hertën, tha 23-vjeçari. Gjithsesi, ky vendim nuk ishte i papritur. Ajo që mund të them është se prej disa javësh jam në formë të mirë fizike dhe në gjendje optimale për të luajtur". Podolski e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se "nuk i intereson" që të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit.