E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Mund të fitojmë me Junajted

Supersfida e Ligës së Kampioneve, ndërmjet Interit dhe Mançester Junajted, ka filluar "të nxehet". Hoze Murinjo po mendon për kundërshtarët e zikaltërve në aktivitetin evropian, edhe pse takimi luhet pas një jave. Luzitani shpreson se skuadra e tij do të fitojë edhe në Champions, ashtu si në derbi. Në faqen zyrtare të "Red Devils" ai deklaroi: "Përpara shortit thashë se doja Junajted, por të gjithë më panë si të çmendur. Mirëpo ky ishte kundërshtari që doja, sepse do të jetë një sfidë e vështirë, por e bukur për t‘u luajtur. Është një ndeshje e vështirë, por Interi ka talent dhe eksperiencë, ndaj mund të fitojë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›