Dhunë ndaj demonstruesve homoseksualë
Forcat e posaçme të policisë ruse arrestuan disa persona gjatë një demonstrimi për të drejtat e homoseksualëve që po zhvillohej në Moskë vetëm pak para fillimit të natës finale të festivalit të muzikës "Eurovision", një eveniment artistik i transmetuar në shumë vende të botës. Nuk u raportua asnjë i lënduar, por sipas analistëve, arrestimet mund të dëmtojnë imazhin e Rusisë, në një çast kur ky shtet kërkon me ngulm të shfaqet si shtet demokratik dhe veçanërisht kur aty po zhvillohet një eveniment aq i rëndësishëm sa "Eurovision".