E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 10 të vdekur nga sulmi amerikan

Nga një zyrtar i shërbimeve të fshehta pakistaneze u bë dje me dije se dhjetë vetë gjetën vdekjen prej një sulmi amerikan me raketa në një shkollë në rajonin kufitar me Afganistanin. Pakistani është ankuar në mënyrë të përsëritur për sulmet me raketa, të cilat, sipas autoriteteve të këtij vendi, kryhen nga forcat e armatosura amerikane. Forcat e armatosura amerikane nuk kanë bërë asnjë koment mbi sulmin e djeshëm. Sulme të tilla në përgjithësi drejtohen kundër luftëtarëve talebanë brenda kufirit të Pakistanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›