Japoni, konfirmohet rasti i parë i gripit të derrave
Japonia konfirmoi dje rastin e parë të gripit të derrave në territorin e vendit, duke treguar se përpjekjet masive të ndërmarra për të mbajtur larg vendit virusin e rrezikshëm kanë qenë të pamjaftueshme. Qeveria urdhëroi urgjentisht mbylljen e shkollave në disa pjesë të qytetit portual të Kobit, ku sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, pas testeve, një nxënës shkolle të mesme rezultoi pozitiv ndaj virusit H1N1, shkaktar i vdekjes së 70 personave në disa vendeve të botës.