Obama kontestohet nga kleri katolik
Kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lufta e abortit, e shkaktuar nga një ftesë që i është bërë Presidentit Obama për të mbajtur fjalimin e ceremonisë së ndarjes së diplomave nga universiteti "Notre Dame". "Notre Dame" është një prej universiteteve më të famshme katolike në SHBA, ndërkohë që Obama është pro abortit. Më shumë se 70 peshkopë protestuan menjëherë sapo Obama pranoi ftesën e universitetit katolik, pasi, sipas kardinalit Frencis Horxh, asnjë institucion katolik nuk duhet të ftojë abordistët.