Sonia Gandi fiton zgjedhjet në Indi
U deshën orë e ora të tëra përpara se të numëroheshin votat elektronike të 428 milionë zgjedhësve, por triumfi i Partisë së Kongresit - e udhëhequr nga italiania Sonia Gandi dhe e dominuar prej dekadash nga "familja e parë e Indisë" - u pa që në orët e para të ditës së djeshme kur mbështetësit e saj nisën të festonin rrugëve të Delhit të Ri. Bëhej fjalë për një fitore të thellë të cilën vetëm pak e prisnin. U kalua jo vetëm pragu prej 145 vendesh në Parlament, i zgjedhjeve të shkuara (këtë legjislacion duhet të jenë 196), por edhe e vetmja rivale në nivel kombëtar, Partia Nacionaliste Hindu BJP, kësaj here do të përfaqësohet me shumë më pak nga 138 deputetët e deridjeshëm (vetëm 119). "Kemi gabuar diku. Jemi shumë poshtë rezultateve që prisnim, por e pranojmë vendimin e zgjedhësve", deklaroi zëdhënësi i Partisë BJP, Arun Xhaitli, duke pranuar kështu zyrtarisht humbjen.
Koalicioni
Për të mbërritur te numri i 272 vendeve në Parlament të domosdoshëm për të qeverisur, partia e kongresit duhet të mbështetet tek aleatët historikë të koalicionit që kryeson, UPA, forcë me të cilën bashkëqeveris që nga viti 2004. Së bashku zënë 253 vende në Parlament, kundër vetëm 163 të aleancës opozitare të udhëhequr nga NDA e hinduve nacionalistë. Mungon ende ndonjë numër, por partia e kongresit mund të mbështetet te formacionet e vogla rajonale, të cilat i sheh si aleate shumë më të favorshme se komunistët që udhëheqin "Frontin e Tretë", i cili në këto zgjedhje shënoi humbje të rënda.
Efekti Raul
Sipas komenteve të bëra nga liderët e Partisë së Kongresit gjatë mëngjesit të djeshëm, motivi kryesor i kësaj fitoreje të papritur "ishte politika e mirë ekonomike e ndjekur nga qeveria, si dhe efekti ‘Raul‘", biri 39-vjeçar i Sonia Gandit, kreut të kësaj partie. Politikani i ri u përfshi me të gjitha forcat në fushatën aktuale zgjedhore, duke ofruar zgjidhje tepër të frytshme strategjike. Ka shumë gjasa që Raul Gandi të shpërblehet për kontributin e madh me një post ministror, ndërkohë që në postin e kreut të qeverisë, pavarësisht moshës dhe problemeve shëndetësore, parashikohet qëndrimi i Kryeministrit aktual, Manhoman Singh.