E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohen varret e ushtarëve anglezë

Dëmtohen varret e ushtarëve anglezë te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se ngjarja është regjistruar dje, rreth orës 17:00, te memoriali i varrezave të ushtarëve anglezë. Policia është njoftuar me anë të një telefonate dhe në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar patrullat e Komisariatit nr. 2. Ata kanë nisur hetimet dhe kanë marrë dhe dëshmitë e disa personave, që ndodheshin aty, por nuk është bërë identifikimi dhe kapja e autorëve. Sipas të dhënave hetimore, një grup pune ka konstatuar se dëme më të mëdha ka vetëm një varr, ndërsa të tjerët kanë dëme më të vogla. Burimet policore shpjeguan më tej se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast, ndërsa materialet përkatëse i kaluan prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›