E Diel, 1 Nëntor 2026

Prenoton pushimet, e mashtron agjencia

Për pushimet e dështuara, një 30-vjeçar ka denoncuar punonjësen e një agjencie udhëtimi se e ka mashtruar. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se kanë çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë 37-vjeçaren me iniciale Iris Ç. për veprën penale të "Mashtrimit". Sipas të dhënave nga grupi hetimor, 37-vjeçarja punon në një agjenci udhëtimi në Rrugën e Durrësit dhe në muajin shtator të këtij viti ajo dyshohet se ka mashtruar 30-vjeçarin Ilirian Ç., duke i marrë një shumë prej 945 eurosh, gjoja për t‘i prenotuar pushime në Turqi. Por kur kaluan gati dy muaj, pushimet e klientit nuk u zhvilluan, gjë për të cilën ai denoncoi për mashtrim punëtoren e agjencisë. Policia tha se po heton më tej në këtë rast dhe po heton në lidhje mashtrimin e kryer nga 37-vjeçarja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›