E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehuri kërkon të takohet me Berishën

Një i dehur ka mbërritur dje paradite në ambientet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike ku ka kërkuar të takojë Kryeministrin Sali Berisha, për të kërkuar të drejtat e tij. Madje ai shprehej se ishte demokrat dhe duhet ta ndihmonin. Por ka qenë një punonjës i selisë së kësaj partie, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se personi i dehur ishte paraqitur te dezhurni dhe kërkonte me çdo kusht të takonte Berishën, apo ndonjë zyrtar tjetër të kësaj partie pasi kërkonte ta ndihmonin. Por duke parë gjendjen e tij të alkoolizuar, një punonjës i PD-së thirri policinë të largonte të dehurin, pasi tentativa e tij për të bërë vet një gjë të tillë kishte dështuar. Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë selisë së PD-së dhe larguan prej andej burrin e dehur. Fillimisht, ai ka kundërshtuar, por pak më vonë ka ardhur në vete dhe për t‘i shpëtuar shoqërimit në polici, ka pranuar të largohet me dëshirën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›