Presidenti i BE-së: Plani i Barak Obamës, një rrugë drejt ferrit
Kontradiktat mes Evropës
dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës
për mënyrën e zgjidhjes
së krizës ekonomike sa vjen e po
thellohen në prag të takimit të G20
në Londër. Dje, Presidenti i Bashkimit
Evropian, i cilësoi planet e
Obamës si një "rrugë drejt ferrit".
Politikanë të tjerë të vendeve të
Bashkimit Evropian u distancuan
nga deklaratat e bujshme të
Kryeministrit çek, Topolanek. Madje,
disa prej tyre i bënë vërejtje atij
në lidhje me gjuhën e ashpër të
përdorur gjatë fjalimit, duke riafirmuar
lidhjet e tyre të mira diplomatike
me Shtetet e Bashkuara. Topolanek,
vendi i të cilit mban kryesinë
rotative të Bashkimit Evropian, tha
dje para Parlamentit Evropian se
paketat e shtrenjta financiare të
Obamës për rimëkëmbjen e ekonomisë
amerikane do t‘i krijojnë
probleme të mëdha likuiditeti
tregut financiar global. Disa vende
evropiane të udhëhequra nga
Franca dhe Gjermania janë shprehur
se përpjekjet për daljen nga
kriza duhet të bëhen në drejtim të
rregullimit financiar e jo të paketave
super të shtrenjta financiare.
Vërejtjet e Kryeministrit çek janë
bërë ndërsa blloku i 27-shes ngulmon
që anëtarët e BE-së kanë bërë
deri tani shpenzime shumë të
mëdha për të nxitur kërkesën dhe
ofertën. Megjithatë, vendet janë
ndarë në disa pozicione dhe unifikimi
i qëndrimeve të tyre deri në
ditën e zhvillimit të takimit më 2
prill në Londër duket shumë i vështirë.
Kryeministri britanik, Braun,
e përgëzoi dje Obamën për vullnetin
tij për të punuar përkrah
Evropës në përpjekjen për reformimin
e ekonomisë globale në
prag të takimit të G20. Qeveria e
Kryeministrit çek, që mori dy ditë
më parë një mocion mosbesimi në
Parlament, por që do të vazhdojë
të jetë Presidenti i BE-së deri në
fund të qershorit, u shpreh se Shtetet
e Bashkuara në këtë moment
shumë kritik nuk kishin marrë
rrugën e duhur.
dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës
për mënyrën e zgjidhjes
së krizës ekonomike sa vjen e po
thellohen në prag të takimit të G20
në Londër. Dje, Presidenti i Bashkimit
Evropian, i cilësoi planet e
Obamës si një "rrugë drejt ferrit".
Politikanë të tjerë të vendeve të
Bashkimit Evropian u distancuan
nga deklaratat e bujshme të
Kryeministrit çek, Topolanek. Madje,
disa prej tyre i bënë vërejtje atij
në lidhje me gjuhën e ashpër të
përdorur gjatë fjalimit, duke riafirmuar
lidhjet e tyre të mira diplomatike
me Shtetet e Bashkuara. Topolanek,
vendi i të cilit mban kryesinë
rotative të Bashkimit Evropian, tha
dje para Parlamentit Evropian se
paketat e shtrenjta financiare të
Obamës për rimëkëmbjen e ekonomisë
amerikane do t‘i krijojnë
probleme të mëdha likuiditeti
tregut financiar global. Disa vende
evropiane të udhëhequra nga
Franca dhe Gjermania janë shprehur
se përpjekjet për daljen nga
kriza duhet të bëhen në drejtim të
rregullimit financiar e jo të paketave
super të shtrenjta financiare.
Vërejtjet e Kryeministrit çek janë
bërë ndërsa blloku i 27-shes ngulmon
që anëtarët e BE-së kanë bërë
deri tani shpenzime shumë të
mëdha për të nxitur kërkesën dhe
ofertën. Megjithatë, vendet janë
ndarë në disa pozicione dhe unifikimi
i qëndrimeve të tyre deri në
ditën e zhvillimit të takimit më 2
prill në Londër duket shumë i vështirë.
Kryeministri britanik, Braun,
e përgëzoi dje Obamën për vullnetin
tij për të punuar përkrah
Evropës në përpjekjen për reformimin
e ekonomisë globale në
prag të takimit të G20. Qeveria e
Kryeministrit çek, që mori dy ditë
më parë një mocion mosbesimi në
Parlament, por që do të vazhdojë
të jetë Presidenti i BE-së deri në
fund të qershorit, u shpreh se Shtetet
e Bashkuara në këtë moment
shumë kritik nuk kishin marrë
rrugën e duhur.