Reforma, ikin "pleqtë" e RENEA-s
Ndryshime në radhët e
repartit special RENEA.
Shtatë efektivë, të cilë
suar "pleqtë" e forcave
elitë të policisë janë liruar nga
detyra dhe kanë kaluar në pension
të parakohshëm, ndërkohë që janë
zëvendësuar nga shtatë persona të
tjerë. Ndryshimet janë bërë para
pak ditësh, ku efektivëve të liruar u
janë ofruar edhe pozicione të tjera
në polici, por duke qenë shumë të
lidhur me këtë repart, ata kanë
preferuar që më mirë të lënë radhët
e policisë, duke mbajtur kujtim
repartin RENEA, si vendi i fundit i
punës. Burimet nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit
bënë të ditur se disa ditë më parë
ka nisur ristrukturimi i forcave speciale
të policisë. Ky ristrukturim është
bazuar në aktet nënligjore pas
ligjit të ri të policisë.
Nga të dhënat mësohet se një
nen për kriteret bazë për të qenë
pjesë e forcave speciale i përket
moshës. Kështu, për forcat speciale,
veç të tjerash është vendosur
kusht që po të mbushësh
moshën 45 vjeç, nuk të lejohet të
jesh më trupë operacionale terreni.
Kjo është bërë për të ruajtur
nivelin e lartë të këtyre forcave
policore, pavarësisht se bie në
kundërshtim me një sërë ligjesh të
tjera për të drejtat e njeriut. Këtë
radhë ky fat ka trokitur te shtatë
efektivë të trupës speciale të terrenit.
Të shtatë personat në fjalë,
pavarësisht roleve që kanë pasur,
ku njëri prej tyre është edhe shofer
makine, janë detyruar që të lënë
radhët e RENEA-s. Atyre u ka
ardhur urdhri nga krerët e policisë,
duke u dhënë vetëm dy zgjidhje,
ose të kalonin me të njëjtën gradë
në një funksion tjetër paralel jashtë
RENEA-s, ose të dalin në pension
të parakohshëm. Përballë këtyre
dy zgjidhjeve, të gjithë kanë
zgjedhur të dalin në pension të
parakohshëm për shkak edhe të
përfitimeve më të larta financiare.
Siç dihet, të jesh forcë speciale e
policisë përfiton sipër pagës bazë
rreth 40 mijë lekë më tepër për shkak
të vështirësisë në punë. Kështu,
po të pranonin një funksion për
të njëjtën gradë, të gjithë efektivët
do të shkonin me 40 mijë lekë më
pak pagë. Nga ana tjetër, pensioni
i parakohshëm i tyre arrin një vlerë
mesatare me pagën që mund të
kishin nëse do kishin kaluar në
funksion tjetër brenda policisë,
pavarësisht se nuk e kanë të ndaluar
të gjejnë edhe një punë tjetër.
Kështu, ata kanë vlerësuar të dalin
në pension të parakohshëm,
me shpresën se do gjejnë edhe një
punë private, që rroga e tyre të
shkojë sërish në të njëjtin nivel.
Por, largimi i tyre detyrimisht ka
hapur vende të lira në radhët e repartit
special RENEA. Kështu, krerët
e policisë kanë hapur konkursin për
vende të lira pune. Shumë efektivë
policie kanë aplikuar dhe kanë kryer
testimet për të arritur kriteret e
RENEA-s. Burime pranë repartit
special bëjnë të ditur se pavarësisht
se mund të jesh punonjës policie,
për t‘u pranuar në këtë repart special
ka disa norma që duhen arritur
me patjetër. Kështu, pas konkursit
të zhvilluar, shumë efektivë i kanë
kaluar këto testime fizike dhe teorike
dhe janë zgjedhur shtatë më të
mirët. Megjithatë, burimet shpjegojnë
se emërimi i tyre nuk ka qenë
tërësisht i rregullt. Sipas informa-
cioneve të marra, gjithë efektivët e
sapoemëruar kanë gradën "inspektor".
Por, për të qenë pjesë e trupës
speciale, duhet të kesh gradën
"kryeinspektor", pra një nivel më
lart. Ende nuk është dhënë një
zgjidhje sesi do të veprohet në këtë
rast, por po studiohet që këto
emërime të mos prishin hierarkinë
e gradave të vendosura sipas ligjit të
ri të policisë, pas një beteje të gjatë
me probleme për emërimet dhe reformat
në polici. Gjithashtu, forcat
RENEA shpjegojnë se nuk kanë
qenë dakord asnjëherë për vendosjen
e kriterit moshë në radhët e
tyre. Specialistët shprehen se për të
mbetur pjesë e RENEA-s, çdo vit kryhen
testime fizike dhe ka norma të
përcaktuara që duhen arritur, përndryshe
lirohesh nga detyra në këtë
repart. Sipas tyre, edhe shtatë personat
e detyruar për të lënë radhët e
RENEA-s mund të ishin testuar për
këto norma dhe nëse arrijnë t‘i
kalojnë, atëherë do të thotë se
mosha e tyre nuk është një pengesë
për të shërbyer për repartin elitë.
repartit special RENEA.
Shtatë efektivë, të cilë
suar "pleqtë" e forcave
elitë të policisë janë liruar nga
detyra dhe kanë kaluar në pension
të parakohshëm, ndërkohë që janë
zëvendësuar nga shtatë persona të
tjerë. Ndryshimet janë bërë para
pak ditësh, ku efektivëve të liruar u
janë ofruar edhe pozicione të tjera
në polici, por duke qenë shumë të
lidhur me këtë repart, ata kanë
preferuar që më mirë të lënë radhët
e policisë, duke mbajtur kujtim
repartin RENEA, si vendi i fundit i
punës. Burimet nga Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit
bënë të ditur se disa ditë më parë
ka nisur ristrukturimi i forcave speciale
të policisë. Ky ristrukturim është
bazuar në aktet nënligjore pas
ligjit të ri të policisë.
Nga të dhënat mësohet se një
nen për kriteret bazë për të qenë
pjesë e forcave speciale i përket
moshës. Kështu, për forcat speciale,
veç të tjerash është vendosur
kusht që po të mbushësh
moshën 45 vjeç, nuk të lejohet të
jesh më trupë operacionale terreni.
Kjo është bërë për të ruajtur
nivelin e lartë të këtyre forcave
policore, pavarësisht se bie në
kundërshtim me një sërë ligjesh të
tjera për të drejtat e njeriut. Këtë
radhë ky fat ka trokitur te shtatë
efektivë të trupës speciale të terrenit.
Të shtatë personat në fjalë,
pavarësisht roleve që kanë pasur,
ku njëri prej tyre është edhe shofer
makine, janë detyruar që të lënë
radhët e RENEA-s. Atyre u ka
ardhur urdhri nga krerët e policisë,
duke u dhënë vetëm dy zgjidhje,
ose të kalonin me të njëjtën gradë
në një funksion tjetër paralel jashtë
RENEA-s, ose të dalin në pension
të parakohshëm. Përballë këtyre
dy zgjidhjeve, të gjithë kanë
zgjedhur të dalin në pension të
parakohshëm për shkak edhe të
përfitimeve më të larta financiare.
Siç dihet, të jesh forcë speciale e
policisë përfiton sipër pagës bazë
rreth 40 mijë lekë më tepër për shkak
të vështirësisë në punë. Kështu,
po të pranonin një funksion për
të njëjtën gradë, të gjithë efektivët
do të shkonin me 40 mijë lekë më
pak pagë. Nga ana tjetër, pensioni
i parakohshëm i tyre arrin një vlerë
mesatare me pagën që mund të
kishin nëse do kishin kaluar në
funksion tjetër brenda policisë,
pavarësisht se nuk e kanë të ndaluar
të gjejnë edhe një punë tjetër.
Kështu, ata kanë vlerësuar të dalin
në pension të parakohshëm,
me shpresën se do gjejnë edhe një
punë private, që rroga e tyre të
shkojë sërish në të njëjtin nivel.
Por, largimi i tyre detyrimisht ka
hapur vende të lira në radhët e repartit
special RENEA. Kështu, krerët
e policisë kanë hapur konkursin për
vende të lira pune. Shumë efektivë
policie kanë aplikuar dhe kanë kryer
testimet për të arritur kriteret e
RENEA-s. Burime pranë repartit
special bëjnë të ditur se pavarësisht
se mund të jesh punonjës policie,
për t‘u pranuar në këtë repart special
ka disa norma që duhen arritur
me patjetër. Kështu, pas konkursit
të zhvilluar, shumë efektivë i kanë
kaluar këto testime fizike dhe teorike
dhe janë zgjedhur shtatë më të
mirët. Megjithatë, burimet shpjegojnë
se emërimi i tyre nuk ka qenë
tërësisht i rregullt. Sipas informa-
cioneve të marra, gjithë efektivët e
sapoemëruar kanë gradën "inspektor".
Por, për të qenë pjesë e trupës
speciale, duhet të kesh gradën
"kryeinspektor", pra një nivel më
lart. Ende nuk është dhënë një
zgjidhje sesi do të veprohet në këtë
rast, por po studiohet që këto
emërime të mos prishin hierarkinë
e gradave të vendosura sipas ligjit të
ri të policisë, pas një beteje të gjatë
me probleme për emërimet dhe reformat
në polici. Gjithashtu, forcat
RENEA shpjegojnë se nuk kanë
qenë dakord asnjëherë për vendosjen
e kriterit moshë në radhët e
tyre. Specialistët shprehen se për të
mbetur pjesë e RENEA-s, çdo vit kryhen
testime fizike dhe ka norma të
përcaktuara që duhen arritur, përndryshe
lirohesh nga detyra në këtë
repart. Sipas tyre, edhe shtatë personat
e detyruar për të lënë radhët e
RENEA-s mund të ishin testuar për
këto norma dhe nëse arrijnë t‘i
kalojnë, atëherë do të thotë se
mosha e tyre nuk është një pengesë
për të shërbyer për repartin elitë.