Maratona, shtyhet sërish gjyqi i tre vëllezërve Gjokea
Shtyhet sërish gjyqi ndaj 3
vëllezërve Gjokea, duke e
futur procesin në një
gjykim maratonë, kur ka
mbetur vetëm fjala e mbrojtjes
dhe dhënia e vendimit. Nuk kanë
munguar as incidentet në sallën
e gjyqit, ndërsa është kërkuar që
shqyrtimi i kërkesës së njërit prej
të pandehurve për përjashtim të
trupit gjykues të bëhet me dyer të
mbyllura. Rikthimi në sallën e gjyqit
i të pandehurit Kastriot Gjokea,
i cili disa herë ka shkaktuar shtyrjen
e seancave, për shkak të mospjesëmarrjes
për arsye shëndetësore,
është shoqëruar me
kërkesën për përjashtim të trupit
gjykues. Rigjykimi i vrasjes së dyfishtë
dhe plagosjes brenda fisit
Gjokeaj ka mbërritur thuajse në
fund, po loja e të pandehurve dhe
e mbrojtjes kanë nisur shtyrjet
pafund të seancave në pritje të
vendimit. Treshja e gjyqtarëve e
drejtuar nga Shpëtime Pitaku ka
lexuar dje kërkesën e Kastriot
Gjokesë të dërguar me postë 12
ditë më parë për përjashtim të
trupit gjykues dhe ndërpreu seancën
për t‘i lënë vend shqyrtimit
të kësaj kërkese nga një tjetër
gjyqtare. Në këtë moment, Kastriot
Gjokea kërkon të largohet duke
e konsideruar gjyqin të mbyllur.
Ndërkohë, është vendosur që
shqyrtimi i kërkesës nga gjyqtarja
Flora Hysi të bëhet me dyer të
mbyllura. Në sallën e gjyqit asgjë
nuk ka kaluar e qetë, ndërsa
Gjokea deklaronte se nuk është
vrasës dhe është "i pastër si qelibari
dhe gëlqerja". Gjykata ka
vendosur të mos pranohet kërkesa
e të pandehurit dhe gjykimi do
të vijojë me të njëjtën trup
gjykuese, si dhe me avokaten
Rezarta Lisha të caktuar kryesisht
prej gjykatës, në mungesë të
avokatëve mbrojtës që seancën e
kaluar braktisën sallën. Dje në
sallë nuk ka pasur asnjë familjar
të palëve, veç dëshmitarit kryesor
dhe i plagosuri në ngjarje, Simon
Gjokea. Gjykata vendosi të pezullojë
afatet e paraburgimit për 2
vëllezërit që ndodhen pas hekurave,
ndërsa seanca e radhës do
të zhvillohet në një tjetër ditë,
ende të pacaktuar. Në nëntor të
vitit 2006, gjykata shpalli fajtorë
3 vëllezërit Gjokea, duke dënuar
dy prej tyre me burgim të përjetshëm
dhe Kastriot Gjokenë me
21 vjet burg për vrasjen e Oligert
dhe Eduart Gjokesë dhe plagosjen
e Simon Gjokesë. Vendimi
u apelua dhe u kthye për
rishqyrtim, duke kërkuar rivlerësim
të fakteve dhe provave
të administruara nga gjykata.
vëllezërve Gjokea, duke e
futur procesin në një
gjykim maratonë, kur ka
mbetur vetëm fjala e mbrojtjes
dhe dhënia e vendimit. Nuk kanë
munguar as incidentet në sallën
e gjyqit, ndërsa është kërkuar që
shqyrtimi i kërkesës së njërit prej
të pandehurve për përjashtim të
trupit gjykues të bëhet me dyer të
mbyllura. Rikthimi në sallën e gjyqit
i të pandehurit Kastriot Gjokea,
i cili disa herë ka shkaktuar shtyrjen
e seancave, për shkak të mospjesëmarrjes
për arsye shëndetësore,
është shoqëruar me
kërkesën për përjashtim të trupit
gjykues. Rigjykimi i vrasjes së dyfishtë
dhe plagosjes brenda fisit
Gjokeaj ka mbërritur thuajse në
fund, po loja e të pandehurve dhe
e mbrojtjes kanë nisur shtyrjet
pafund të seancave në pritje të
vendimit. Treshja e gjyqtarëve e
drejtuar nga Shpëtime Pitaku ka
lexuar dje kërkesën e Kastriot
Gjokesë të dërguar me postë 12
ditë më parë për përjashtim të
trupit gjykues dhe ndërpreu seancën
për t‘i lënë vend shqyrtimit
të kësaj kërkese nga një tjetër
gjyqtare. Në këtë moment, Kastriot
Gjokea kërkon të largohet duke
e konsideruar gjyqin të mbyllur.
Ndërkohë, është vendosur që
shqyrtimi i kërkesës nga gjyqtarja
Flora Hysi të bëhet me dyer të
mbyllura. Në sallën e gjyqit asgjë
nuk ka kaluar e qetë, ndërsa
Gjokea deklaronte se nuk është
vrasës dhe është "i pastër si qelibari
dhe gëlqerja". Gjykata ka
vendosur të mos pranohet kërkesa
e të pandehurit dhe gjykimi do
të vijojë me të njëjtën trup
gjykuese, si dhe me avokaten
Rezarta Lisha të caktuar kryesisht
prej gjykatës, në mungesë të
avokatëve mbrojtës që seancën e
kaluar braktisën sallën. Dje në
sallë nuk ka pasur asnjë familjar
të palëve, veç dëshmitarit kryesor
dhe i plagosuri në ngjarje, Simon
Gjokea. Gjykata vendosi të pezullojë
afatet e paraburgimit për 2
vëllezërit që ndodhen pas hekurave,
ndërsa seanca e radhës do
të zhvillohet në një tjetër ditë,
ende të pacaktuar. Në nëntor të
vitit 2006, gjykata shpalli fajtorë
3 vëllezërit Gjokea, duke dënuar
dy prej tyre me burgim të përjetshëm
dhe Kastriot Gjokenë me
21 vjet burg për vrasjen e Oligert
dhe Eduart Gjokesë dhe plagosjen
e Simon Gjokesë. Vendimi
u apelua dhe u kthye për
rishqyrtim, duke kërkuar rivlerësim
të fakteve dhe provave
të administruara nga gjykata.