Rumania, kredi 20 miliardëshe nga FMN
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar
Ndërkombëtar kanë rënë dakord
t‘i dhënë Rumanisë një hua shpëtimi
20 miliardë dollarëshe, ndërkohë që
qeveria e vendit të BE-së po lufton me një
rënie të madhe ekonomike. Ky vendim e çon
në tre numrin e vendeve të Bashkimit Evropian,
që i kanë kërkuar ndihmë financiare
Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Veç Rumanisë, një rrugë të
tillë kanë zgjedhur tashmë edhe Hungaria
dhe Letonia. Sipas kësaj marrëveshjeje të
fundit, FMN do të kontribuojë me një hua
14 miliardë dollarëshe, ndërsa Bashkimi
Evropian do të kontribuojë me 5 miliardë,
ndërsa 1 miliardë të tjera do të vijnë nga
Banka Botërore dhe Banka Evropiane për
Rindërtim. Kjo masë do të shoqërohet nga
ana e qeverisë rumune me shkurtime në
shpenzimet publike, çka do të përbëjë bazën
për shtimin e pakënaqësive dhe organizimin
e grevave dhe protestave.