I mituri dëshmi rrëqethëse në gjyq: Brown më përdhunoi
Një fëmijë 10-vjeçar, ish-pjesëtar i familjes së madhe “Fëmijët e tij”, rrëfeu dje për dy orë para gjyqtarit Gerd Hoxha në gjykatën e kryeqytetit se Brown dhe dy miqtë e tij greko-anglezi Dino Christodoulou dhe skocezi Robin James Arnold kishin abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike ndaj tij, madje dhe të tre njëkohësisht.
Fatos Mahmutaj
Dëshmia tronditëse u mor me anë të videokonferencës, ndërsa Brown qëndronte përpara trupit gjykues, kurse dëshmitari, nga një sallë tjetër, në praninë e psikologes Naureda Hasani, të Klinikës Ligjore për Mitur dhe një prej kujdestareve të jetimores, ku jeton aktualisht, rrëfeu tmerrin që kishte përjetuar gjatë kohës që kishte banuar te “Fëmijët e tij”. Në fakt, i mituri, inicialet e të cilit janë Q.A., është i katërti prej fëmijëve që pranuan se janë abuzuar seksualisht gjatë qëndrimit në jetimoren e Brown. I mituri u paraqit dje në gjykatë rreth orës 11:30, i shoqëruar nga psikologia Hasani. Në kokën e tij të qethur shkurt dalloheshin disa shenja dhune, ndërsa ecte duke tërhequr zvarrë këmbët, për shkak të një dëmtimi që kishte në këmbë. Nëpërmjet videokonferencës së organizuar me anë të një studioje lëvizëse të Televizionit Publik Shqiptar, psikologia dhe punonjësja sociale merrnin pyetjet nga gjykata dhe ia përcillnin të miturit, i cili jepte përgjigje që regjistroheshin në procesverbalin gjyqësor. Kjo mënyrë e pyetjes së dëshmitarëve të mitur, sipas gjykatës shmang përballjen e tyre me David Brown, ish-babanë e jetimores që akuzohet për abuzimin me ta. Burime nga procesi pohojnë se gjatë seancës së djeshme, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, pati një incident midis përfaqësuesit të akuzës dhe avokates, mbrojtëse të Brown, pasi kjo i përsëriti për të disatën herë pyetjen dëshmitarit të mitur. Prokurori protestoi për këtë duke pretenduar se, avokatja kërkonte të manipulonte të miturin, ndërsa gjykata i tërhoqi vëmendjen mbrojtëses së Brown. Seanca e radhës në ngarkim të Brown pritet të zhvillohet me dyer të hapura, pasi në atë pritet të administrohen provat shkresore të organit të akuzës. Ndërsa pritet që të zhvillohet edhe një seancë ballafaqimi midis anglezit Brown, nga njëra anë dhe dy miqve të tij greko-anglezit Christodoulou dhe skocezit Arnold nga ana tjetër, të cilët akuzojnë njëri–tjetrin, për dhunën seksuale dhe fizike ndaj disa djemve të mitur të moshës 3 deri në 11 vjeç në ambientet e jetimores. Tashmë, greko-anglezi Dino Christodoulou 45 vjeç, dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeç, ndodhen të paraburgosur në kryeqytet, pasi pesë ditë më parë u sollën me pranga nga Londra. Dje në Gjykatën e Tiranës, dosja në ngarkim të tyre iu nënshtrua procedurave të shortit elektronik, pas të cilit iu dorëzua gjyqtares Shefkie Demiraj, për të kryesuar kolegjin penal që do i gjykojë ata. Sipas hetimeve, Christodoulou dhe Arnold janë personat që kanë abuzuar seksualisht me rreth 9 fëmijë të jetimores para vitit 2006, kohë kur nisi hetimi në ngarkim të tyre.