Masakra e Cërrikut, revoltohen të pandehurit
Revoltohen të pandehurit e masakrës së Cërrikut, pas
dëshmisë së të penduarit, Bujar Buzani, një seancë më
parë. Gjatë seancës së djeshme, është krijuar një tension midis
palëve në proces, ku një prej të akuzuarve, Roland Xhepaxhiu,
në shenjë rebelimi ndaj gjykatës e prokurorisë, është larguar
nga salla. Pas tij janë larguar edhe avokatët e mbrojtjes, duke
e detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën. Një seancë më
parë të pandehurit e masakrës kërcënuan të penduarin.
Edhe dje, Bujar Buzani është shoqëruar nga forca speciale të
repartit special BRISK, pas debateve të ashpra me të vëllain
Tomorr Buzanin, dy seanca më parë. I penduari Buzani ka
hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të shkaktuar në Cërrik
në vitin 1997, ku u dogjën të gjallë gardistët. Nga dëshmia
e dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ai tha se ditën
e 23 majit të vitit 1997 të gjithë kanë qenë të armatosur me
granata, bomba dore, kallashnikovë, pushkë, madje edhe me
antitank. Buzani fajësoi Met Bozin dhe Roland Xhepaxhiun
si organizatorë të masakrës së Cërrikut. Ai ka fajësuar edhe
vëllain e tij, Tomorr Buzani, dhe dy kushërinjtë, Xhet e Arjan
Toska, si pjesëmarrës në masakër.