E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD i shkarkoi, por Gjykata e Lartë i rikthen në detyrë

Gjykata e Lartë ka vendosur
rikthimin në detyrë të tre
gjyqtarëve të shkarkuar
nga KLD-ja, midis tyre edhe
të ish-kryetares së Gjykatës së
Vlorës, Gjinovefa Gaba. Vendimi
është dhënë dje pasdite nga Kolegjet
e Bashkuara në Gjykatën
Supreme. Të gjithë anëtarët e
Gjykatës së Lartë kanë shprehur
dje opinionin e tyre, ndërsa pas
një seance maratonë, që ka filluar
në orën 09:00 dhe ka përfunduar
në orën 15:30, kanë vendosur në
favor të kërkuesve, në këtë rast
të tre gjyqtarëve të Gjykatës së
Apelit Vlorë. Sipas vendimit, Gjinovefa
Gaba, Vasil Hanxhari dhe
Sokol Ngresi duhet të rikthehen
në detyrë, pasi shkarkimi nga
KLD-ja është i padrejtë. "Kolegjet
e Bashkuara vendosën që të shfu-
qizonin vendimin e shkarkimit
të KLD-së ndaj tre gjyqtarëve në
fjalë dhe të urdhëronin rikthimin
në detyrë", thanë burimet zyrtare
nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë,
mësohet se tre gjyqtarët që fituan
betejën me KLD-në do të jenë
në listën e pritjes për emërim
në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse
konstatohet se ka vende bosh,
atëherë ministri Alibeaj mund
të urdhërojë emërimin e tyre. Në
këtë rast, ata do të jenë në dispozicion
të ministrisë dhe mund të
emërohen edhe në administratën
civile, me pagë të njëjtë me atë të
gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.
Beteja midis tre gjyqtarëve dhe
inspektoratit të KLD-së filloi disa
vite më parë. Një raport i detajuar
iu vu në dispozicion Ministrisë së
Drejtësisë, e cila kërkoi masë disiplinore
ndaj tre gjyqtarëve. Në të u
shënuan shkeljet e evidentuara në
disa dosje që ata kanë gjykuar. Për
secilën nga dosjet e kontrolluara
inspektorët përpiluan materialin,
ndërsa në faqen e fundit të
konkluzioneve është shënuar se i
sugjerohej ministrit të Drejtësisë
të kërkonte nisjen e procedimit
disiplinor për shkarkimin e Gabës.
Në analizën e përgjithshme të
fakteve, inspektorët kanë shënuar
se në vendimet e Gabës dhe të dy
gjyqtarëve të tjerë janë vërejtur
paaftësi, dhënie vendimesh sipërfaqësore,
abuzim me ligjin dhe
mosadministrim i dokumentacionit
të gjykatës. Në dokumentacionin
e përgatitur në ngarkim të
kryetares Gaba dhe katër kolegëve
të saj, Vasil Hanxhari dhe Sokol
Ngresi, gjyqtarë Apeli në Vlorë,
inspektorët kanë shënuar me
detaje të gjitha shkeljet. Më pas
këto materiale i janë dorëzuar
ministrit të Drejtësisë, i cili ka
vënë në lëvizje mekanizmin e
drejtësisë për shkarkimin e tyre
nga puna. Inspektorët kanë pohuar
në materialin e përgatitur se
vendimet e kontrolluara në Apelin
e Vlorës i përkasin vitit 2004 e pas,
pasi ato që janë shpallur 3 vjet
para momentit të kontrollit sipas
ligjeve në fuqi janë parashkruar
dhe për to nuk mund të kërkohet
procedim disiplinor për gjyqtarët
që i kanë shpallur. Pas hartimit të
materialit, një dosje u dorëzua në
KLD, e cila votoi pro shkarkimit të
tyre. Tre gjyqtarët kundërshtuan
vendimin, teksa depozituan në
Gjykatën e Lartë kundërshtimin
e vendimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›