Policia, supergatishmëri për zgjedhjet
Policia shqiptare kalon në
shërbim të përforcuar. Që
dje e deri pas mbarimit të
procesit zgjedhor, gjithë
strukturat e policisë do të jenë
në gatishmëri për parandalimin
e çdo ngjarjeje kriminale, për
pasur një proces zgjedhor të
qetë dhe pa incidente. Gjendja
aktive e gatishmërisë nuk është
aplikuar vetëm në Tiranë, por në
të gjitha strukturat e saj vendore.
Informacioni është bërë i ditur
nga burime pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së
Shtetit, të cilat kanë detajuar sesi
do funksionojnë strukturat gjatë
kësaj periudhe. Sipas të dhënave,
duke nisur që nesër do të ngrihen
grupe pune për koordinimin e
drejtimin e shërbimeve të policisë
për periudhën zgjedhore, si
dhe për komunikimin me median.
Këto grupe do të ngrihen jo
vetëm në qendër, por dhe pranë
strukturave vendore të policisë
në juridiksionin e të cilave do të
zhvillohen zgjedhjet parlamentare
në datën 28 qershor.
Por, për mbarëvajtjen e punës
së policisë dhe me qëllim monitorimin
e kontrollin e zbatimit të
detyrave nga strukturat vendore
të policisë në të gjitha qarqet
do të dërgohen specialistë nga
Drejtoria e Rendit dhe Sigurisë
Publike. Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi,
përmes një urdhër-shërbimi "Për
marrjen e masave dhe përmbushjen
e detyrimeve ligjore
para, gjatë dhe pas procesit të
zgjedhjeve" ka përcaktuar një
sërë detyrash për strukturat e
Policisë së Shtetit, të cilat kanë si
qëllim planifikimin, kryerjen dhe
kontrollin e zbatimit të detyrave
ligjore zgjedhore gjatë gjithë fazave
të këtij procesi.
Po ashtu, drejtoritë e policisë
në qarqe dhe komisariatet e
policisë janë porositur që të hartojnë
plane masash me detyra
konkrete, me qëllim garantimin
e rendit dhe rritjen e sigurisë
publike para, gjatë dhe pas zhvillimit
të votimeve në njësitë e
qeverisjes vendore, qoftë ato në
bashki apo komuna. Ndërkohë,
drejtuesit e strukturave vendore
janë urdhëruar që të kryejnë një
instruktim të plotë të punonjësit
të ngarkuar me detyra zgjedhore
mbi vendin e kryerjes së detyrës,
detyrat konkrete që ky punonjës
ka, mënyrën e ndërlidhjes, të
raportimit gjatë shërbimit, të
dorëzimit të kutive të votimit,
mbi vendin e dislokimit, mbi
modelet e formularëve të vendimeve
për ndërhyrjen e policisë
në të gjitha rastet e parashikuara
me ligj.
Në kuadër të detyrave të përcaktuara
në këtë urdhër shërbimi,
Drejtoria e Programimit
dhe Mbështetjes Logjistike do të
marrë masat e duhura për prodhimin
e shpërndarjen në kohë të
dokumenteve të identifikimit për
punonjësit që do të angazhohen
me detyra zgjedhore, sipas modelit
të përcaktuar nga KQZ-ja.
Porosi të veçanta, Ahmet Prençi
ka dhënë dhe për vendosjen e
kontakteve të bashkëpunimit me
vëzhguesit e misioneve të huaja
dhe vendase, me qëllim rritjen e
sigurisë dhe krijimin e kushteve
për realizimin e misionit të tyre.
Për koordinimin e veprimtarisë
së strukturave të policisë në të
gjithë vendin, pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit
do të ngrihet një grup drejtimi, i
cili do të funksionojë gjatë gjithë
fazave të këtij procesi.
shërbim të përforcuar. Që
dje e deri pas mbarimit të
procesit zgjedhor, gjithë
strukturat e policisë do të jenë
në gatishmëri për parandalimin
e çdo ngjarjeje kriminale, për
pasur një proces zgjedhor të
qetë dhe pa incidente. Gjendja
aktive e gatishmërisë nuk është
aplikuar vetëm në Tiranë, por në
të gjitha strukturat e saj vendore.
Informacioni është bërë i ditur
nga burime pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së
Shtetit, të cilat kanë detajuar sesi
do funksionojnë strukturat gjatë
kësaj periudhe. Sipas të dhënave,
duke nisur që nesër do të ngrihen
grupe pune për koordinimin e
drejtimin e shërbimeve të policisë
për periudhën zgjedhore, si
dhe për komunikimin me median.
Këto grupe do të ngrihen jo
vetëm në qendër, por dhe pranë
strukturave vendore të policisë
në juridiksionin e të cilave do të
zhvillohen zgjedhjet parlamentare
në datën 28 qershor.
Por, për mbarëvajtjen e punës
së policisë dhe me qëllim monitorimin
e kontrollin e zbatimit të
detyrave nga strukturat vendore
të policisë në të gjitha qarqet
do të dërgohen specialistë nga
Drejtoria e Rendit dhe Sigurisë
Publike. Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi,
përmes një urdhër-shërbimi "Për
marrjen e masave dhe përmbushjen
e detyrimeve ligjore
para, gjatë dhe pas procesit të
zgjedhjeve" ka përcaktuar një
sërë detyrash për strukturat e
Policisë së Shtetit, të cilat kanë si
qëllim planifikimin, kryerjen dhe
kontrollin e zbatimit të detyrave
ligjore zgjedhore gjatë gjithë fazave
të këtij procesi.
Po ashtu, drejtoritë e policisë
në qarqe dhe komisariatet e
policisë janë porositur që të hartojnë
plane masash me detyra
konkrete, me qëllim garantimin
e rendit dhe rritjen e sigurisë
publike para, gjatë dhe pas zhvillimit
të votimeve në njësitë e
qeverisjes vendore, qoftë ato në
bashki apo komuna. Ndërkohë,
drejtuesit e strukturave vendore
janë urdhëruar që të kryejnë një
instruktim të plotë të punonjësit
të ngarkuar me detyra zgjedhore
mbi vendin e kryerjes së detyrës,
detyrat konkrete që ky punonjës
ka, mënyrën e ndërlidhjes, të
raportimit gjatë shërbimit, të
dorëzimit të kutive të votimit,
mbi vendin e dislokimit, mbi
modelet e formularëve të vendimeve
për ndërhyrjen e policisë
në të gjitha rastet e parashikuara
me ligj.
Në kuadër të detyrave të përcaktuara
në këtë urdhër shërbimi,
Drejtoria e Programimit
dhe Mbështetjes Logjistike do të
marrë masat e duhura për prodhimin
e shpërndarjen në kohë të
dokumenteve të identifikimit për
punonjësit që do të angazhohen
me detyra zgjedhore, sipas modelit
të përcaktuar nga KQZ-ja.
Porosi të veçanta, Ahmet Prençi
ka dhënë dhe për vendosjen e
kontakteve të bashkëpunimit me
vëzhguesit e misioneve të huaja
dhe vendase, me qëllim rritjen e
sigurisë dhe krijimin e kushteve
për realizimin e misionit të tyre.
Për koordinimin e veprimtarisë
së strukturave të policisë në të
gjithë vendin, pranë Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit
do të ngrihet një grup drejtimi, i
cili do të funksionojë gjatë gjithë
fazave të këtij procesi.