PD cel fushatën në Lezhë, Berisha: Shndërrojmë Shqipërinë
LEZHË- Partia Demokratike dhe Aleanca për Qytetarin kanë hapur sot zyrtarisht fushatën në Lezhë, ku rikandidon kryebashkiaku aktual Viktor Tusha. Në fjalën e tij përshëndetëse kryeministri Berisha ka deklaruar se edhe në këto 4 vite, epiqendër e vëmendjes së kësaj force do jetë qytetari dhe ideja për ta transformuar sic tha ai Shqipërinë, Lezhën e Shëngjinin.
“Aleanca për Qytetarin ka në epiqendër të gjithë juve, që së bashku me ne do hartoni projektet për Lezhën e Shëngjinin. Në këto katër vite ne kemi qëllimin madhor të shndërrojmë Shqipërinë në vend të zhvilluar, në qytet të zhvilluar”,- deklaroi Berisha.
Duke iu drejtuar cdo qytetari, Berisha u shpreh se “Së bashku ne ndajmë përpjekjet më të mëdha, lumenj djerse, sakrificash, dhimbje por edhe arritje historike. Sot secili prej nesh sheh me krenari njëri-tjetrin, sheh në sy Skendrbeun sepse ne jemi ata që bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s”,- the kreu i qeverisë.
(m.a/BalkanWeb)