E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet zyra elektorale e PS-së në rrugën “Don Bosko”



Shënohet incidenti i parë i fushatës paraelektorale në Tiranë. Mbrëmjen e pardjeshme është thyer me mjete të forta dera e një zyre elektorale të Partisë Socialiste, e cila gjendet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Zyra elektorale ishte hapur disa muaj me parë, kohë kur në Partinë Socialiste filloi të funksiononte “Rrjeti i vullnetarëve” dhe gjatë kësaj periudhe shërbente për organizimin elektoral dhe fushatën elektorale të PS-së në zonën e Njësisë Bashkiake Nr. 6. Punonjësit partiakë të kësaj zyre konstatuan mëngjesin e djeshëm se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete të forta, ndërsa në ambientet e saj të brendshme nuk kishte sende me vlerë, që mund të bëheshin synim i ndonjë grabitjeje me thyerje. Këtë version e ka hedhur poshtë edhe policia, e cila tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje, e cila është konsideruar me prapavija politike.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›