PS-ja, Nishanit: “Gjeni zgjidhje brenda 30 majit për votuesit pa pasaportë dhe pa karta”
Letra i dërgohet gjithashtu edhe prezencës së OSBE-së dhe misionit të ODIHR-it në Shqipëri. Selia rozë deklaron se procesi i pajisjes së kartave të identitetit pothuajse ka dështuar
Shaban Sulçe
Partia Socialiste i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, lidhur me ecurinë e procesit të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti. Letra mban firmën e sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, dhe dërgohet gjithashtu në vëmendje të veçantë të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri dhe kryesueses së misionit të ODHIR-it, Odrei Glover. Në këtë letër Partia Socialiste kërkon nga Ministria e Brendshme informim të plotë për ecurinë e procesit të pajisjes së kartave të identitetit. Selia rozë ka kërkuar që ta ketë këtë informacion brenda datës 30 maj. Gjithashtu, po brenda këtij afati, Partia Socialiste kërkon të informohet nga Ministria e Brendshme për zgjidhjen që ajo duhet të gjejë për më shumë se 300 mijë votues pa pasaportë, të cilët rrezikojnë të mbeten pa karta dhe automatikisht edhe pa votuar në zgjedhjet e 28 qershorit.
Letra
Në letrën dërguar ministrit Nishani, Partia Socialiste shpreh interesin e saj maksimal për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare. Partia Socialiste shprehet se është e angazhuar për të kontribuar në pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti, por njëkohësisht selia rozë shprehet mjaft e shqetësuar për ecurinë e këtij procesi. Partia kryesore e opozitës, duke u nisur nga procesi i deritanishëm, nënvizon se një numër mjaft i konsiderueshëm votuesish rrezikojnë t’u mohohet e drejta e votës për shkak se e kanë të pamundur që të pajisen me karta identiteti. Për këtë arsye, në letrën dërguar ministrit Nishani, Partia Socialiste ka kërkuar të njihet me zgjidhjet që do të ofrojë qeveria për garantimin e votës për zgjedhësit, të cilët më 28 qershor nuk do të jenë të pajisur me pasaporta apo me karta identiteti. “Tanimë detyra e pajisjes me pasaportë apo letërnjoftim e të gjithë zgjedhësve prezentë në listën e votuesve është e pamundur të realizohet duke vënë në rrezik dështimi realizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike. Do të ishte me interes të kishim dijeni gjithashtu për opsionet eventuale të zgjidhjes që do të mundësonin të gjithë votuesit pa pasaportë, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për letërnjoftim për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit 2009”, - thuhet në letrën e Partisë Socialiste.
Kërkesa
Selia rozë ka kërkuar nga Ministria e Brendshme që të informohet brenda datës 30 maj në lidhje me ecurinë e procesit të pajisjes me karta identiteti për shtetasit shqiptarë. Partia Socialiste thekson se informimi në lidhje me këtë çështje konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi mbi bazën e njohurisë për këtë proces do të merret edhe vendimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit. “Analiza e këtyre informacioneve dhe vlerësimet përkatëse do të jenë në themel të qëndrimit të PS-së ndaj këtij aspekti përcaktues të procesit zgjedhor”, - thuhet në letrën e Partisë Socialiste. Konkretisht kjo parti kërkon të informohet rreth listës së listën e votuesve pa pasaportë, listën e votuesve
pa pasaportë që kanë aplikuar si dhe listën e votuesve pa pasaportë, të cilët kanë marrë në dorëzim kartat e identitetit. Në letër theksohet se këto lista duhet të jenë të azhurnuara me të dhëna të cilat janë përditësuar jo më shpejt se para datës 20 maj.
27 Maj 2009