Shqiptari vret gjyqtaren e referentin, se i hoqën kujdestarinë e fëmijës
04/06/2010 Masakër në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel. Dyshimet e para mbi shqiptarin
BRUKSEL- Një burrë që dyshohet të jetë shqiptar vrau gjyqtaren dhe referentin e saj mashkull. Masakra, sipas agjencisë së lajmeve AFP, ndodhi 100 metra larg shkallëve të Pallatit të Drejtësisë në Bruksel, pasi kishte mbaruar seanca gjyqësore që i hiqte kujdestarinë e fëmijëve autorit, i cili mendohet se është shqiptar. Zëdhënësi i drejtësisë në Belgjikë, Jean-Jacques Meilleur, u shpreh se “Autori u tërhoq prapa dhe me një armë zjarri të tipit pistoletë iu hodh në qafe gjyqtares dhe nëpunësit të saj, duke i vrarë të dy. Sulmuesi u ndoq për pak kohë nga një prej avokatëve të pranishëm, por ai arriti të ikte në këmbë poshtë në rrugë. Policia ka nxjerrë një përshkrim me një foto skicë të përafërt. Edhe pse deri tani nuk ka qenë i identifikuar autori, dyshimet e para kanë rënë mbi një shqiptar të mërzitur me një vendim të fundit nga gjyqtarja lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të tij. Viktimat ishin gjyqtarja 60-vjeçare Isabelle Brandon dhe referenti i saj Andre Bellemans. “Ajo kishte një Kurrikulum të shkëlqyer mësimor dhe profesional”, tha ministri i Drejtësisë, Stefaan De Clerck, duke shtuar se "Kjo është një dramë e vërtetë. Një gjyqtar, për herë të parë në histori, dhe nëpunësi i saj, u vranë dhe kjo është e papranueshme. Një minutë heshtje mbajtën gjyqtarët dhe avokatët në Pallatin e Drejtësisë. Kryeministri Yves Leterme ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent me De Clerck dhe ministrin e Brendshëm Anemie Turtelboom. Siguria në ndërtesat e gjyqësorit dhe burgjet në Belgjikë ka qenë prej kohësh një burim shqetësimi. Në gusht disa persona të maskuar morën peng një roje burgu. Në të njëjtën kohë ka pasur një arratisje spektakolare nga një i burgosur, i cili mori edhe një helikopter.