Dhurata, bibliotekë për shtëpinë e të moshuarave
Në Ditën Ndërkombëtare të Moshës së Tretë, Ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, u premton të moshuarve një bibliotekë. Kështu, ata do të kenë mundësi të lexojnë jo vetëm shtypin e ditës, por edhe botime artistike, shkencore, revista.
Këtë premtim, ministri i Punës e bëri gjatë një vizite që zhvilloi dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Moshës së Tretë. Ministri Ksera vizitoi ambientet e qendrës, si dhe u takua dhe bisedoi me të moshuarit rezidentë në këtë qendër publike, të moshuar të qendrës ditore në Kamzë, si dhe të moshuar nga komuniteti, të cilët ishin mbledhur së bashku për të festuar në këtë ditë. Ministri u interesua për problemet që i shqetësojnë të moshuarit dhe kërkesat që ata kanë në drejtim të pushtetit për të përmirësuar më tej jetën e tyre.
Duke iu drejtuar të moshuarve, ministri i Punës tha se:
"Jo rastësisht vizitën time të parë si Ministër e bëj në një qendër të moshuarish, por ishte kërkesa dhe dëshira ime që t‘ju shpreh juve angazhimin personal për mbështetjen në vazhdimësi ndaj kërkesave dhe nevojave tuaja. Mbështetja e të moshuarve ka qenë një nga prioritetet e Ministrisë së Punës, për të cilën ajo ka punuar seriozisht". Ministri i Shanseve të Barabarta ka sqaruar se tashmë është përfunduar hartimi i një dokumenti shumë të rëndësishëm, Dokumentit Politik për Moshimin, i cili jo vetëm plotëson angazhimet tona ndërkombëtare, por me anë të të cilit synohet zgjidhja e problematikës së të moshuarve. Qendra Publike e të Moshuarve në Tiranë është rikonstruktuar dhe kompletuar me pajisje të reja nëpërmjet një projekti të përbashkët të Ministrisë së Punës me Bankën Botërore. Në të aktualisht strehohen tridhjetë të moshuar nga të cilat dhjetë gra.
L.Mixha