Shërbime të reja falas për pensionistët
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, ka qenë e përzgjedhura për të prezantuar disa nga "surprizat" që strukturat shtetërore rezervuan për moshën e tretë. Ndërsa ministri Spiro Ksera u ka premtuar një bibliotekë dhe shtypin e përditshëm, pensionistëve të Shtëpisë së të Moshuarve, ministri i Shëndetësisë u ka dhuruar atyre një "paketë shërbimesh". Kjo do të thotë, se shtatë shërbime të reja do të ofrohen falas nga punonjësit e shëndetësisë për moshat e treta, mbi 65 vjeç. Konkretisht, në këtë paketë janë përfshirë disa shërbime, në mënyrë të veçantë shërbime të "tipit" këshillim, dhe "nëntipit" monitorim.
Në grupin e parë përfshihen shërbime të diskutimeve dhe pyetje-përgjigjeve mes qytetarëve dhe mjekëve për probleme të ndryshme dhe në kategorinë e dytë vizita dhe kontrolle të vazhdueshme për problemet e shikimit dhe dëgjimit, problemet e kockave dhe ushqimit të shëndetshëm. Prezantimi i kësaj pakete është bërë dje nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili bashkë me stafin e tij, ka vizituar pacientë të moshuar dhe punonjësit e poliklinikës numër 8 në kryeqytet, pak metra larg "bërthamës" qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shërbimet falas
Shërbimi shëndetësor parësor, ku përfshihen klinikat e lagjeve dhe poliklinikat, në të gjithë vendin do të japin shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët me moshë mbi 65 vjeç. Sipas hartuesve të kësaj "shporte", qëllimi i shërbimit falas është parandalimi dhe reduktimi i komplikacioneve shëndetësore për të moshuarit si dhe shërbim i plotë për sëmundjet kronike nga të cilat vuan kryesisht mosha e tretë. Aktiviteti fizik, problemet me pamjen dhe dëgjimin, problemet me ushqyerjen e shëndetshme, shqetësimet e zemrës, të sistemit mendor, sëmundjet e kockave, marrja e vitaminave dhe "lufta" kundër dhunës apo abuzimit ndaj të moshuarve janë problemet kryesore që do të "trajtojë" shporta e shërbimeve të reja falas. "Elementet thelbësore që kanë të bëjnë me monitorimin e shëndetit të të moshuarit dhe ndjekjen e tij në mënyrë të përditshme me prioritet nga mjekët dhe infermierët. Kjo është fillesa e një reflektimi të madh, i cili nuk mbaron këtu. Ne kemi një program në të cilin përfshihen në formë të spikatur problemet e moshës së tretë ku ne si shëndetësi kemi problem madhor atë të shëndetit", tha dje ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sakaq, një vit e gjysmë më parë, kreu i Sindikatës së Pensionistëve, Isa Gorica, në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim deklaroi se ishte dërguar në qeveri një projektvendim që do të përmirësonte gjendjen jetësore të mijëra pensionistëve në të gjithë vendin.
Projektvendimi
Sipas Goricës, projektvendimi ndodhet në qeveri. Pjesët kryesore të tij janë pesë shtylla qendrore.
Disa ekzaminime dhe analiza falas në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Aktualisht, një pjesë e mirë e qendrave shëndetësore kanë mungesa aparaturash, për këtë pensionistët ose i lënë ato pa bërë, si pasojë e mungesës së të ardhurave ose i kryejnë me çmime të shtrenjta në klinika private. Pika e dytë e projektvendimit ka të bëjë me transportin interurban, pensionistët kërkojnë të lëvizin me çmime më të lira ose falas jo vetëm në linjat e qytetit, por edhe në linjat e tjera urbane. Rritja e pensionit, pensioni i trembëdhjetë dhe një listë e pasur dhe me barna efektive, të cilat vijnë kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian janë pikat e tjera të projektvendimit i cili ndodhet në qeveri prej shumë kohësh.