E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëri prej grevistëve, në urgjencë

Ndërsa kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e 12 studentëve të ngujuar ka ardhur duke u përkeqësuar. Në orët e para të ditës së djeshme është njoftuar urgjenca e spitalit rajonal të Vlorës, pasi njëri prej studentëve ka shfaqur probleme shëndetësore serioze. Mitjon Ceko, ka pasur dhimbje të forta koke dhe stomaku. Menjëherë në drejtim të godinës ku janë ngujuar studentët, ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar me barelë të riun drejt spitalit të Vlorës. I riu u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe me gjithë këmbënguljen e mjekëve, ai ka refuzuar ta braktisë grevën e urisë dhe është rikthyer te shokët e tij grevistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›