E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet lëndë kimike te shkolla "26 Nëntori"

Një lëndë kimike ka krijuar konfuzion mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare "26 Nëntori" në Tiranë. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle mësohet se dy nxënës kanë gjetur jashtë ambienteve të godinës një lëndë e cila ende nuk është përcaktuar se çfarë është. Lënda është gjetur në momentin që dy nxënësit janë futur në shkollë dhe gjatë lojës me shokët e kanë shpërndarë në korridor. Kjo ka krijuar konfuzion mes nxënëseve. Më pas aty ka mbërritur edhe policia e cila ka bërë këqyrjen e vendit, ku ishte hedhur lënda. Ndërkohë, drejtoresha e shkollës "26 Nëntori" pohoi se lënda është hedhur gjatë orës së pushimit, por edhe pse është përhapur një erë jo e këndshme, janë marrë masat dhe mësimi ka nisur normalisht. Ndërsa për nxënësit nuk është marrë asnjë masë, pasi sipas burimeve ata kanë qenë duke luajtur pa e ditur se çfarë ishte ajo lëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›