Dhurata ideale për ditëlindje
Sharlot Durrant ka mbetur “tmerrësisht” e habitur kur ka hapur kutinë e saj postare në ditën e përvjetorit të saj të 40-të. sipas “The Sun”, përveç kartolinave të urimit të miqve dhe familjarëve, ajo ka gjetur nëntë urime mjaft të veçanta që e kanë lënë me gojë hapur. Kartolinat e urimit ishin të firmosura nga Robert De Niro, Xhon Travolta e emra të tjerë të njohur. Surpriza për 40-vjeçaren britanike ishte ideuar nga partneri i saj, Marcus Slack, i cili i kishte dërguar 20 kartolina, 20 emrave të mëdhenj, duke u kërkuar të jepnin një mesazh urimi për miken e tij si surprizë për 40-vjetorin. Nëntë prej tyre ishin përgjigjur përfshirë Johnny Depp dhe Colin Firth, aktorin David Jason, kuzhinierin e restorantit më të famshëm të personaliteteve në Londër “Gordon Ramsay”, ish-kryeministrin Toni Bler dhe bosin e “Coventry City”, Kris Koleman. Disa prej tyre i kishin dërguar edhe foto me autograf. Mes mesazheve shkruhej “40 vjeçe, jam i sigurt se dukesh si 20” etj. “Kjo ishte dhurata më bukur që kam pasur ndonjëherë”, ka komentuar Sharlot.